Bota

Piloti i dytë vendosi ta shkatërrojë avionin, mes ulërimave të pasagjerëve!

Screen Shot 2015-03-26 at 11.32.11

Piloti i dytë, një gjerman në moshën 28 vjec, i mbyllur brenda në kabinë me qëllimin që të “shkatërronte avionin”. Dhe komandanti që kërkonte më kot të shqyente derën për të shmangur tragjedinë, mes ulërimave të pasagjerëve. Ky është “rrëfimi” tronditës që nxirret prej kutisë së parë të zezë të avionit që u rrëzua në alpet franceze. Në fillim, bashkëpiloti Andreas Lubitz dhe komandanti bisedonin mes tyre. Më pas komandanti doli nga kabina, por kur u kthye e gjeti derën të mbyllur dhe u përpoq ta hapë me forcë. Pjesën tjetër e di e gjithë bota: përplasja e avionit në Alpe, me 150 persona në bord, të cilët vetëm në momentet e fundit janë vetëdijësuar për atë që po ndodhtedhe nisën të ulërasin. Viktima të një drame që dalëngadalë po gjen shpjegime.

Nis të shfaqet një copëz nga e vërteta e tragjedisë ajrore të Airbusit. Bashkëpiloti i A320 që u rrëzua në jug të Francës mbeti i vetëm në kabinë dhe nisi në mënyrë të vullnetshme uljen e avionit. E ka konfirmuar prokurori i Marsejës, Brice Robin, i cili ka shtuar se frymëmarrja e bashkëpilotit është e rregjistruar në kutinë e zezë deri në momentin e përplasjes, gjë që tregon se ai ka refuzuar qëllimisht të hapë derën për komandantin e fluturimit.

“Sot, në dritën e hetimeve që po vazhdojnë, interpretimi më i mundshëm për ne hetuesit është që bashkëpiloti ka lejuar në mënyrë të vullnetshme humbjen e lartësisë së avionit dhe që kishte qëllim ta shkatërronte këtë avion”, ka pohuar prokurori.

ME HERET PER NGJARJEN:

New York Times, duke cituar ekstrakte të rregjistrimeve të kutisë së zezë që është gjetur tashmë, thotë se në 8 minutat fatale në të cilat avioni ka rënë pothuajse në një pikiatë dëgjohet piloti “nga jashtë që trokiste fillimisht lehtë dhe më pas, kur nuk ka marrë përgjigje, me forcë, por gjithmonë pa marrë përgjigje, e cila nuk erdhi asnjëherë”.

Zbulimi më i fundit i botuar nga New York Times, nëse është i vërtetë, nis e paraqet një panoramë dramatike të momenteve të fundit në kabinë.

Por mbeten ende shumë pikëpyetje:

Përse avioni ra me shpejtësi? Zakonisht dyert e mbyllura nuk shkaktojnë rrëzimin e një avioni.

Përse piloti nuk mundi ta hapë derën? Ka një procedurë emergjence që duhet t’i lejojë të kthehen në kabinë.

Kush fluturonte? Tani ne dimë që bashkëpiloti ishte relativisht i paeksperiencë. A mos po përpiqej ta përballonte i vetëm emergjencën?

Nëse vërtetë ka patur trokitje në derë, kjo mund të sugjerojë gjithashtu që të paktën ka patur ajër në kabinë, sepse është e qartë që dikush ka qenë në gjendje të marrë frymë. Më parë ishte folur për rënie të presionit që kish shkaktuar vdekjen e të gjithëve.

Eshtë e habitshme që informacione të tillë të ndjeshëm kanë dalë – ndonëse ende të pakonfirmuar zyrtarisht. Rregullat që përcaktojnë se kush dëgjon kutinë e zezë janë shumë të rreptë. Vetëm një grusht njerëzish lejohen normalisht që të futen në sallën ku luhet rregjistrimi i saj.

Ora 09:33: Nuk po dalin emrat e pilotëve dhe në të njëjtën kohë nuk jepen informacione se kush do i nxjerrë këta emra.

Po kështu, nga Lufthansa thanë se “nuk mund të konfirmojnë informacionet e nxjerrë nga New York Times, pasi hetimi është përgjegjësi e autoriteteve francezë”.

Të dy pilotët ishin trainuar në Shkollën e Fluturimit të Lufthansas në Bremen.

Kapiteni kishte më shumë se 600 orë fluturim eksperiencë. Ai ishte futur në Germanëings në maj 2014.

Më herët ai kishte qenë pilot me Lufthansan dhe Condor, një kompani ajrore partnere e Lufthansas.

Oficeri i parë është futur në Germanwings në vitin 2013. Ai kishte afro 630 orë fluturim. Askush nuk ka konfirmuar nëse kjo ishte puna e tij e parë si pilot profesionist.

09:22: Unioni i pilotëve gjermanë nuk ka bërë komente dhe nuk ka dhënë informacione deri në konferencën e ardhshme për shtyp të Germanwings, që do të mbahet sot në 14:30. Ata bënë të ditur se nuk do i japin emrat e pilotëve pasi kjo i takon kompanisë.

Shkolla e Fluturimit të Lufthansas në Bremen bëri të ditur se u është kërkuar të mos nxjerrin emrat dhe asnjë informacion, pasi këta do të jepen vetëm prej zyrës së informacionit të Lufthansas në Frankfurt.

09:01 David Kaminski-Morrou, botues i revistës FlightGlobal tha për shtyin se kishte patur rastë aksidentesh në Mozambik dhe Japoni ku kish ndodhur dicka e ngjashme. Ai tha: “Zakonisht dera e pilotit mbyllet dhe që të futesh brenda duhet të fusësh një kod, por në brendësi ka një “buton” të thjeshtë në panelin e kontrollit që piloti mund ta shtypë për të mos lejuar hapjen e derës. Duket se ky aksident ka precedentë. Unë po filloj të mendoj për numrin e aksidenteve dhe viktimave që kanë patur si shkak mbylljen e derës dhe nëse “shulet” e dyerve të pilotëve po shpëtojnë jetë”.

Ish instruktori i Lufthansas, Stephen Uright tha se ka patur një incident 12 muaj më parë në SHBA ku një prej pilotëve kishte mbetur jashtë kabinës. Në atë rast piloti tjetër kishte kërkuar një ulje emergjence të cilën e kishte kryer me sukses.

08:45: Ekspertë të aviacionit të intervistuar nga AFP kanë sugjeruar versione të ndryshëm të asaj që mund të ketë ndodhur, duke u nisur nga lajmi i NYT. “Nëse pilotët nuk e ndalën avionin nga fluturimi në male, kjo ka ndodhur sepse ai brenda kabinës mund të ketë qenë i pavetëdijshëm ose i vdekur, ose ata kishin vendosur të vdisnin, ose janë detyruar të vdesin”, tha një ekspert.

08:01: “Nuk më pëlqen”, tha një ekspert francez i cili shton se analiza e tij fillestare është bazuar në informacionin e kufizuar në dispozicion. “Më duket shumë e cuditshme: kjo zbritje shumë e gjatë në shpejtësi normale pa komunikim, ndonëse moti ishte shumë i kthjellët”. “Deri tani nuk kemi prova që të cojnë në një shpjegim të qartë teknik”, tha ai. “Kështu që do të na duhet të mendojmë edhe për mundësinë e një veprimi të qëllimshëm njerëzor”.

07:45 Një gazetë gjermane citon një pilot të kompanisë ajrore të ketë thënë se ai avion nuk pëlqehej shumë nga pilotët dhe ekuipazhi sepse ishte i njohur për defektet teknikë. Ishte një prej avionëve që qëndronte më shpesh në tokë, tha piloti që donte të mbetej anonim. Një ditë para aksidentit avioni kishte qëndruar në tokë për shkak të një defekti në një nga portat e përparme.

06:58 New York Times, duke cituar ekstrakte të rregjistrimeve të kutisë së zezë që është gjetur tashmë, thotë se në 8 minutat fatale në të cilat avioni ka rënë pothuajse në një pikiatë dëgjohet piloti “nga jashtë që trokiste fillimisht lehtë dhe më pas, kur nuk ka marrë përgjigje, me forcë, por gjithmonë pa marrë përgjigje, e cila nuk erdhi asnjëherë”.

Burimi i cituar nga New York Times nënvizon se ky informacion është shumë i rëndësishëm por ende nuk ka një shpjegim përse A320 ka filluar rënien. “Nuk dimë ende përse njëri prej dy pilotëve doli nga kabina. E vetmja gjë e sigurtë është se në minutat e fundit të fluturimit piloti tjetër ishte vetëm dhe nuk e hapi derën”. /Bota.al

ne vijim…

Leave a Reply

Back to top button