Shendeti

Inkontinenca urinare: 1 në 12 njerëz kurohet

Shumë pak gjendje prekin cilësinë e jetës së një personi sa inkontinenca urinare (mosmbajtja e urinës) që mund të prezantohet në forma të ndara si ajo e feçeve apo ajo urinare, në disa raste edhe të dyja së bashku dhe në të dy gjinitë.

Konsiderohet nga specialistët si një sëmundje prevalente dhe e nëndiagnostikuar, por është një gjendje e kurueshme. Për shkak të ndrojtjes dhe turpit që provokon, grave iu duhen 6 vjet e gjysëm që të konsultohen për problemin dhe burrave 4 vjet. OBSH-ja e quan sindroma geriartrike. Sot inkontinenca prek personat 65 vjeçarë dhe nga gjysma e dytë e shekullit do të dyfishohet përqindja e personave që preken në moshën 60 vjeçare, nga 12%  do të shkojë në 22%. Kjo i detyron njerëzit të  modifikojnë zakonet sociale deri aty sa të gjenerojë probleme psikologjike. Këta persona kanë vështirësi për të realizuar aktivitete të tilla si puna, shëtitjet, pazaret, udhëtimet me makinë, kinematë sepse kanë frikë nga episode të pakëndshme të inkontinencës. Shfaqin ndërprerje gjumi, kanë frikë të hanë pak më shumë, kanë vetëvlerësim të ulur dhe shfaqin depresion. Gjatë jetës sonë të gjithë ne shfaqim shenja të kësaj sëmundjeje. Në fillim fëmijët nga mosha 2-3 vjeç kur urinojnë natën, ose kur nuk e mbajnë dot urinën gjatë ditës, më pas gratë shtatzana gjatë shtatzanisë si dhe gjatë procesit të lindjes për shkak të sforcimeve të shterzimeve, mosha e tretë që pas të 80-tave e dyfishon numrin e të prekurve.

Kjo sëmundje mund të prekë edhe moshat më të reja; 1 në 4 gra mbi moshën 18 vjeç eksperimenton humbje të pavullnetshme të urinës gjatë të qeshurës, kërcimit, ngritjes së peshave ose për shkak të sforcimeve. Pas moshës 60 vjeç, 55% e grave vuajnë nga ndonjë lloj i inkontinencës urinare. Shkaktarë të tjerw mund të jenë sëmundje me origjinë neurologjike si parkinsoni, skleroza multiple, aksidentet cerebro-vaskulare. Kjo është një simptomë e një sëmundjeje që fshihet pas. Vjen si pasojë e një relaksimi ose dobësimi të sfinkterave muskularë, dhe për këtë ka trajtime kinezologjike, farmakologjike deri edhe kirurgjikale. Nëse shkaktari është sëmundja neurologjike si parkinsoni, skleroza multiple, apo aksidentet cerebralo-vaskulare apo e të shtyllës kurrizore ka pajisje për të kontrolluar vezikën. Shumë njerëz nuk mendojnë se është një sëmundje e që nuk ka trajtim apo kurë, nuk konsultohen me mjekun për shkak të turpit. Çelësi është një trajtim sa më i hershëm i kësaj sëmundjeje. Ndryshimet e stilit të jetës, dietës, ushtrimet janë efikase për kontrollin dhe në rastet më të rënda ka disa lloj trajtimesh që u mundësojnë pacientëve një ripërtëritje të cilësisë së jetës. / f.a. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button