Thenie

“Integriteti është të bësh gjënë e duhur, edhe kur askush nuk po të shikon”

Thëniet më të bukura nga C. S. Lewis, që mund të keni lexuar ndonjëherë…

“Edukata pa vlera, po aq e rëndësishme sa është, po aq rëndësi ka për ta bërë një person një djall të zgjuar”.

“Integriteti është të bësh gjënë e duhur, edhe kur askush nuk po të shikon”.

“Ka shumë, shumë më tepër gjëra të mira përpara, se ato që kemi lënë pas”.

“Nuk je asnjëherë tepër i moshuar për t’i vendosur vetes një tjetër objektiv, ose për të ëndërruar një ëndërr të re”.

“Ti nuk mund të ecësh dot mbrapsht dhe të ndryshosh fillimin, por mund të fillosh nga aty ku je dhe të ndryshosh fundin”.

“Mos e lër asnjëherë lumturinë tënde të varet nga diçka që me shumë mundësi mund ta humbasësh”.

“Ne të gjithë e duam progresin, por nëse je në rrugën e gabuar, progresi do të thotë të kthehesh mbrapsht dhe të ecësh në rrugën e duhur. Në këtë rast, personi që kthehet mbrapsht më shpesh drejt rrugës së drejtë, është ai që do të ecë më tepër përpara”.

“A nuk është qesharake se si ditë pas dite asgjë nuk ndryshon, por kur ti sheh pas, gjithçka është ndryshe?”

“Besimi është të kapesh pas diçkaje, pavarësisht ndryshimeve të humorit dhe të rrethanave”.

“Ti nuk ke një shpirt. Ti je një shpirt. Ti ke një trup”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button