Shkence

Inteligjenca nuk po njeh më rritje

Screen Shot 2016-06-28 at 11.29.07Gjatë gjithë shekullit XX-tën, inteligjenca – ose, më mirë, koeficienti i inteligjencës (i hartuar nga Alfred Bine), veçse është rritur në pjesë të ndryshme të botës. Ky quhet efekti Flin, sipas emrit të studiuesit Xhejms Flin i cili përshkroi se si gjatë gjithë shekullit XX-të, koefiçenti mesatar i inteligjencës se popullsive të ndryshme është rritur me 3 pikë në çdo 10 vjet. Por kjo nuk do të thotë se 100 vjet më parë ne ishim të gjithë shumë më budallenj.

Ka të ngjarë që efekti i cili hedh dritë mbi rritjen e ndonjë përbërësi të IQ të jetë më i ndikueshëm nga kushtet mjedisore, si për shembull të menduarit abstrakt. Është e mundur që në fillim të shekullit të kaluar, kur njerëzit qenë mesatarisht më pak të arsimuar dhe u duhej të merreshin më shpesh me çështje praktike, që kishin të bënin më punët në fushë apo në fabrika, kjo aftësi të kenë qenë më pak e zhvilluar se sa sot. Megjithatë, sondazhet e fundit të kryera në disa vende, duket se sugjerojnë se IQ ka ndalur së rrituri, madje ka filluar të bjerë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button