Analiza

INTERVISTA / ADAM MICHNICK: Ukraina tregoi se është vërtetë europiane

Kiev“BE ka bërë shumë, dhe sa kohë që ka qoftë edhe 5 përqind shanse për marrëveshjen, duhet provuar. Eshtë një sukses për popullin në Majdan. Por një shpërbërje e Ukrainës, ndonëse e pamundur, nuk është e mundur”. E thotë Adam Michnik, babai historic opozitës polake dhe ish perandorisë sovjetike.

A ka bërë mjaftueshëm Europa?

Mundësitë e BE janë shumë të kufizuara. Në rrafshin diplomatik, ka bërë shumë. Duhej të kishte vepruar më parë, por ajo që ka rëndësi është se shoqëria ukrainase, duke qëndruar në sheshin Majdan dhe duke mos u sprapsur për tre muaj, tregoi se mundet të luftojë për atë që do. Na treguan se janë europianë.

 

Cfarë mendoni për dhunën e demonstruesve më ekstremistë?

Janë ata që duken më shumë. Dhe më shumë se kushdo, këtë gjë e do Janukovici. Por nuk besoj që janë të fortë aq sa duhet për të marrë drejtimin e lëvizjes.

 

A mendoni që kompromisi do të funksionojë?

Një kompromis që i lejon Janukovicit të qëndrojë në pushtet edhe për një vit të tërë do të ishte i papranueshëm për popullin e Majdanit.

 

A është rrezik real shpërbërja e Ukrainës?

Për momentin nuk e besoj, por ku i dihet. Një herë e një kohë dukej sikur Jugosllavia nuk do të ishte ndarë asnjëherë, e njëjta gjë mendohej për Cekosllovakinë apo Bashkimin Sovjetik. Nuk mund të them që një shpërbërje e Ukrainës është e pamundur, por nuk e besoj se do ndodhë.

 

Gjermania përpiqet të përfshijë Putinin në zgjidhjen paqësore. A është e drejtë dhe realiste?

Cdo përpjekje që synon të ndalë gjakderdhjen meriton respekt. Por të pyesësh Putinin për të ardhmen e Ukrainës është njësoj si t’i kërkosh një pedofili që të japë mësim në një shkollë. Filozofia e tij është rindërtimi i zonës sovjetike, dhe Ukraina është shumë e rëndësishme për këtë qëllim. Nuk jam i sigurtë që është e drejtë të negocioihet me të, ndoshta duhej t’i kishim bërë të qartë cmimin e një mbështetjeje prej tij të zgjidhjes me forcë. Ndoshta është fillimi i një tjetër lufte të ftohtë. Por nuk jemi në luftë civile: është luftë e një populli kundër një diktature të korruptuar.

 

Leave a Reply

Back to top button