Magazine

INTERVISTA / John Grisham: “Ligji dhe e vërteta janë mbrojtja kundër frikës”

Detyra jonë personale do të jetë, çdo ditë, që t’u shpjegojmë fëmijëve tanë se çfarë është e vërteta: në shtëpi, në shkollë, në universitete, duke ndëshkuar gjithnjë e më fort gënjeshtrën. Eshtë rezistenca e vërtetë kundër Trumpit. E ardhmja jonë varet shumë prej kësaj. Kushedi, ndoshta ardhja e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë do të ketë edhe një anë pozitive: do të rikthehemi të vlerësojmë rëndësinë e të vërtetës, thelbin e saj, rëndësinë e saj jetike për kolektivitetin. Të shumtë janë ata që e kishin harruar. Tani jo më

Eshtë gjë shumë e rrallë që, protagonistet në një libër të John Grishamit të jenë gra. Këë herë janë dy: avokatja investiguese Lacy Stoltz dhe një gjykatëse, Claudia McDover. “Po, nuk do ta kisha menduar asnjëherë”, rrëfen Grisham nga shtëpia e tij në fshat në Virginia, prej ku nuk do të largohet kurrë, sepse “nuk do të mundja asnjëherë që të shkruaja në qytet: shumë zhurma, shumë angazhime, shumë njerëz”.

“Më parë nuk arrija të mendoja si një grua, provoja, po nuk qullosja gjë”, shpjegon. “Më pas, ime shoqe më ndihmoi shumë dhe vendoa të rrezikoj. Edhe sepse ka gjithnjë e më shumë lexuese në Amerikë, pothuaj shtatëdhjetë përqind. Duhet të përshtatemi edhe ne burrat…”.

Fakti është që “Informatori”, trilleri i ri ligjor i shkrimtarit të famshëm amerikan, është sot romani më i shitur…

[real3dflipbook id=”1414″]

Leave a Reply

Back to top button