Analiza

Nga Adenauer tek Schroeder, kancelarët gjithmonë “të përgjuar”

Flet Erich Schmidt-Eenboom, ekspert i spiunazhit

Antennas and suspected covered windows are pictured on the roof of the U.S. embassy in BerlinNë këto orë, Erich-Schmidt Eenboom është shumë i kërkuar. Jo vetëm sepse konsiderohet eksperti më i mirë gjerman në çështje të spiunazhit, por edhe sepse atij vetë i ka ndodhur herë pas here që të spiunohet dhe të akuzohet se ka marrë para prej spiunëve. Paradokse të zanatit me siguri.

Doktor Schmidt-Eenboom, sa e dëmton marrëdhënien mes SHBA dhe Gjermanisë kjo çështje e re e spiunazhit?

Gjermania ndihet e tradhëtuar: Berlini deri tani ishte përpjekur të zbuste efektet e skandalit të NSA, duke vënë në plan të parë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve. Por, tani gjëja më e rëndë është se për herë të parë është thyer një tabu. Me aq sa kam unë dijeni, deri sot nuk kishte ndodhur asnjëherë që një shërbim i fshehtë të vendoste një njeri të tijin në brendësi të shërbimeve të fshehtë të një vendi mik. Edhe në botën e agjentëve, trazimi dhe indinjata janë të fortë.

Eshtë precedenti i përgjimit të kancelares Merkel. A është normale të spiunohen udhëheqësit e vendeve miq?

Shikoni, është aq normale, saqë prej vitit 1950 ka dëhsmi që flasin për përgjime të Adenauerit. Vetëm se më parë heshtej për gjithçka. Sot do të kish qenë njësoj, po të mos kish qenë skandali i NSA: dallimin e bën pikërisht prania e opinionit publik.

Edhe Willy Brandt ka qenë gjithmonë në qendër të interesave të shërbimeve të shteteve të tjerë…

Pikërihst. Në kohën e tij, veprimtaria e spiunazhit ndaj Gjermanisë ishte shumë e madhe. Nëse pas luftës mund të ketë ekzistuar frika e ndonjë rigjallërimi të nazizmit, me Brandtin shkaktonte dyshim Ostpolitika e tij. Më pas, Gjermania u shndërrua në një konkurrent ekonomik për t’u patur frikë. Më vonë, ka patur një veprimtari të shërbimeve të fshehtë amerikanë ndaj Gerhard Schroederit, për shkak të pozicionit të tij kundër luftës në Irak. Megjithatë, nuk ka patur të njëjtën vëmendje ndaj vendeve anglo-saksonë: nuk rezulton që telefoni i Thatcherit, për shembull, të jetë kontrolluar ndonjëherë.

Përshtatur në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button