Bota

Iran vs Arabia Saudite: Makthi i një lufte të re në Lindjen e Mesme

Screen Shot 2016-01-04 at 17.31.33

Lideri suprem iranian Ali Khamenei paralajmëroi një “hakmarrje hyjnore” ndaj Arabisë Saudite pas vrasjes së klerikut shiit Nimr al Nimr.

Riadi u përgjigj se Irani po ndërhyn në çështjet e brendshme saudite dhe e akuzoi si sponsor të terrorit.

Menjëherë më pas u mor vendimi për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Tensioni është tejet i lartë dhe provokimet nuk kanë të ndalur.

Në Gjirin Persik fryn era e luftës e cila mund të përfshijë gjithë rajonin.

Shiitët iranianë dhe irakenë janë tërbuar nga ekzekutimi i klerikut të tyre.

Sunitët sauditë dhe partnerët e tyre në rajon janë gati të përplasjen në çdo aspekt me Iranin.

Një përplasje që mund të destabilizonte për një kohë të gjatë gjithë Lindjen e Mesme.

As thirrja e SHBA-së nuk ndikoi në uljen e tensioneve.

Përplasje e dhunshme

Akuzat për mbrojtjen e terrorizmit kanë qenë të ndërsjellta.

Irani akuzoi Arabinë Saudite se nuk ka asnjë ndryshim nga Shteti Islamik.

Sauditët akuzuan Iranin se mbron terrorizmin.

Ajatollahu Khamenei premton hakmarrje.

“Gjaku i martirit Nimr Al Nimr i derdhur padrejtësisht do të sjellë pasoja të rënda dhe hakmarrje hyjnore kundrejt sauditëve”, tha Khamenei.

Lideri suprem krahasoi sauditet me xhihadistët duke thënë se nuk kanë asnjë ndryshim.

Përplasja mes shiitëve dhe sunitëve mund të nisë një luftë me përmasa katastrofale.

Mbrojtja saudite

Riadi ka njoftuar se mes 17 të vrarëve kishte edhe sunitë.

Një justifikim shumë i dobët për qetësuar gjakrat e shiitëve të caruar.

Ekzekutimet e të shtunës janë më të mëdhatë në numër që prej 1980 kur u ekzekutuan 63 persona./gazetatema.net

Leave a Reply

Back to top button