Bota

Irani: Kemi ndërtuar “babanë e gjithë bombave”

Irani ka prodhuar një bombë 10 tonë të krahasueshme në shkallë me “Nënën e të gjitha bombave” të Shteteve të Bashkuara, ka deklaruar një nga gjeneralët më të lartë të vendit.

“Këto bomba janë në dispozicion, mund të lëshohen nga avionët dhe ato janë shumë shkatërruese”, tha gjenerali Amir Ali Hajizadeh, komandant i hapësirës ajrore i Gardës Revolucionare të Iranit

Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve FARS, z. Hajizadeh e përshkroi bombën si “babai i të gjitha bombave” duke bërë krahasimin me bombën ajrore të SHBA, të cilën forca ajrore amerikane e hodhi mbi tunelet në provincën Nangarhar të Afganistanit.

Njoftimi vjen pasi tensionet po përshkallëzohen midis SHBA dhe Iranit për zhvillimin e programit të vet ushtarak.

Më parë këtë muaj, media shtetërore iraniane pretendoi se ushtria kishte testuar sistemin e saj të parë të mbrojtjes nga raketat me rreze të gjatë.

Në vitin 2015, sanksionet ekonomike ndaj Iranit u hoqën pasi qeveria ra dakord të kufizojë zhvillimin e armëve të saj bërthamore. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button