Bota

Ish-presidenti francez: Putin një gënjeshtar i madh, jemi ende në fillim të luftës

Paris Duhet ta pranoni çiftin, duke e ditur në të njëjtën kohë që ka edhe një partner të tretë”thotë duke buzëqeshur François Hollande mbi boshtin franko-gjerman dhe pakënaqësinë eItalisë me të. Në zyrat me pamje nga Tuileries, dhe me qenin e tij të zi të racës Labrador,Philae, që endet qetësisht dhomave, ish-presidenti i Francës në vitet 2012-2017 na mirëpretpër të folur mbi Ukrainën, Evropën dhe Italinë.

Hollande luajti dikur një rol udhëheqës në çështjen ruso-ukrainase. Në dallim nga magjepsja që mund të kenë ndjerë presidentët e tjerë për liderin autoritar Putin, në vitin 2014, kreu i atëhershëm i shtetit francez inauguroi fillimin e bisedimeve katërpalëshe në kështjellën e Benouville (midis Francës, Gjermanisë, Ukrainës dhe Rusisë) të formatit të Normandisëpër të frenuar kërcënimin rus, dhe vitin e ardhshëm refuzoi ti dorëzonte Moskës kryqëzorët francezë Mistral” që tashmë i ishin shitur Rusisë.

Zoti Hollande, cili është këndvështrimi juaj për luftën në Ukrainë thuajse një vit pas pushtimit rus?

Vladimir Putin humbi në fillim të luftës, por ne jemi vetëm në fillim të konfliktit. Ai ështëshndërruar në një luftë pozicionale, midis llogoreve, siç e kemi parë dikur në Luftën e Parë Botërore, dhe mund të zgjasë ende për një kohë të gjatë. Të negociosh tani me Moskën do tëthotë t’i japësh asaj zyrtarisht territoret e pushtuara. Asnjë negocim nuk është i mundur pa një ekuilibër ushtarak në favor të Ukrainës.

Ju keni pasur gjithmonë një qëndrim dukshëm të ftohtë ndaj Putin, ndryshe nga udhëheqësit e tjerë evropianë dhe madje edhe francezë, nga Nicolas Sarkozy i shiti anijet ushtarake, tek Emmanuel Macron që e mirëpriti Putin në Versajë, dhe më vonëpërsëriti se nuk donte ta poshtëronte Rusinë. Pse kjo qasje?

Sepse unë nuk kultivova ndonjëherë iluzionin se ishte e mundur ta joshja dhe bindja Vladimir Putinin. Gjithmonë kam menduar se lideri rus kuptonte vetëm balancën e fuqisë. Sigurishtkam biseduar përmes telefonit me të për orë të tëra për të negociuar Marrëveshjet e Minskut, së bashku edhe me kancelaren e atëhershme gjermane Merkel, por duke e ditur që vetëm sanksionet jashtëzakonisht të ashpra mund ta frenonin.

Pas ftesës së Macron për kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin ukrainas Volodymir Zelensky, marrëdhëniet mes Francës dhe Italisë po përjetojnë një krizë të re. Sipas jush, a kishte kuptim organizimi i atij takimi në Elysee mbrëmjen përpara Këshillit të BE-së në Bruksel?

Është e vërtetë që siç e ritheksoi Macron, diskutimet midis Francës, Gjermanisë dhe Ukrainës nuk janë të reja. Ato datojnë që nga koha e Formatit të Normandisë, të inauguruar që kur ishaunë president. Por që Evropa të përparojë, që Italia të luajë rolin e saj të plotë, duhet së pari që Franca dhe Gjermania të arrijnë një marrëveshje për këtë.

Unë jam pro një Evrope që fokusohet më shumë rreth çështjeve të mbrojtjes, por jo mes 27 vendeve anëtare, por midis disa vendeve kryesore, përfshirë Italinë. Nuk ka ndonjë prapaskenë për ta mënjanuar Italinë. Por fakti është se boshti franko-gjerman është pjesë e historisë evropiane. Janë mbushur plot 60 vite nga Traktati i Elysee midis Parisit dhe Berlinit.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kritikon Macron dhe e rikonfirmon mbështetjen e Italisë për Ukrainën. Por ndërkohë Silvio Berlusconi sulmon Zelenskyn, duke përdorur argumentet e propagandës ruse. Çfarë mendoni për këtë qasje? A po ndihet ndërhyrja e Kremlinit në Evropë?

Rreziku i ndërhyrjes ruse është shumë real. Qoftë nëpërmjet mediave sociale që vazhdojnë të ushqehen nga shërbimet ruse, qoftë përmes propagandës së një rrjeti televiziv si RussiaToday (shumë aktive gjatë lëvizjes së Jelekëverdhëve në Francës); por edhe nëpërmjet marrëdhënieve personale që Putin ka zhvilluar në të kaluarën me shumë personalitete evropiane, nga Silvio Berlusconi në Itali, tek kryeministrat francezë dhe kancelarët gjermanë. Këto raporte mund ta dëmtojnë qartësinë me të cilën ne duhet të mbështesim Ukrainën, sepse Berlusconi e ka thënë me zë të lartë atë që mendojnë një numër liderësh të partive të ekstremit të djathtë, dhe Orban në veçanti.

Kështu mendon edhe një pjesë e opinionit publik

Është e vërtetë, populizmi ushqehet me teori konspirative dhe falsifikime. Është teoria e përgjegjësisë së dyfishtë, që synon të imponojë idenë se pushtimi rus ishte një kundërpërgjigje ndaj një ofensive ukrainase në Donbass, e cila megjithatë nuk ndodhi kurrë. Fatmirësisht ne mund të përballemi me të, sepse pamjet e bombardimeve flasin vetë. Poredhe sepse pasojat e konfliktit mbi ekonomitë evropiane janë më pak të dhimbshme sesa pritej. Çmimi i gazit po bie, rritja e inflacionit po ngadalësohet, sanksionet ndaj Rusisë janë gjithnjë e më efektive pa na dëmtuar shumë, dhe sepse tani po e blejmë energjinë nga furnitorë të tjerë.

Çfarë parashikoni se do të ndodhë në muajt në vijim?

Putin do të përpiqet të na lodhë, ta ngrijë konfliktin, që evropianët të mendojnë për diçka tjetër. Për shembull për reformën e pensioneve në Francë apo situatën financiare në Itali. Çdo pasiguri e jona do të përdoret nga ai. Për të mos përmendur të panjohurat e zgjedhjeve nëSHBA pas 2 vitesh:Kush do të jetë presidenti i ardhshëm? Nëse konflikti do të zgjasë shumë më gjatë, në vend se të shpresojmë për një ndryshim të udhëheqjes në Moskë, ne duhet taarmatosim dhe trajnojmë ushtrinë ukrainase.

Edhe me dërgimin e avionëve luftarakë?

Por, por me dy kushte. Së pari të merret parasysh koha e nevojshme për trajnimin e pilotëve, dhe së dyti që avionët të mos përdoren asnjëherë për të sulmuar territorin rus.

Çfarë kujtimesh keni nga negociatat me Putinin?

Ai priret të thotë gënjeshtra, sidomos nëse ato janë të mëdha. Kjo me 2 objektiva kryesore. Së pari për të ngjallur dyshime tek opinioni publik. Së dyti për ta tronditurbashkëbiseduesin që habitet nga një sjellje e tillë. Putini më tha një mbrëmje në Minsk se nuk i njihte separatistët ukrainas, ndërsa i merrte ne telefonon të nesërmen. Po ashtu na thoshte se Grupi Vagner ishte një agjenci e thjeshtë sigurie private, si shumë të tilla në Evropë.

Çfarë nuk shkoi me Marrëveshjet e Minskut, një nga arkitektët e së cilës ishit edhe ju, që nuk e pengoi sot luftën?

Unë mendoj se për atë kohë ia vlejti. Edhe pse u bë menjëherë e qartë se Putin nuk kishte ndërmend të respektonte marrëveshjet, dhe në veçanti as rikthimin në integritetin territorial të Ukrainës. Por ato marrëveshje i dhanë Ukrainës një gjë thelbësore:kohën. Shtatë vjet që i dhanë mundësi Kievit të përgatitej dhe më pas ti rezistonte pushtimit. / corriere della sera

Back to top button