Bota

Ishte paranojak. Portret i vrasësit në Pallatin e Drejtësisë

Screen Shot 2015-04-09 at 2.52.44 PMIsh avokati i  Giardiellos e ka quajtur si një “person vështirë të kontrollueshëm si klient, pasi nuk dëgjonte asnjëherë këshillat. Ishte një njeri që mendonte që të gjithë donin t’ia hidhnin, ishte paranojak”

Quhet Claudio Giardello personi që mëngjesin e sotëm qëlloi me pistoletë në brendësi të Pallatit të Drejtësisë në Milano, duke vrarë të paktën tre vetë.

Ish avokati i  Giardiellos e ka quajtur si një “person vështirë të kontrollueshëm si klient, pasi nuk dëgjonte asnjëherë këshillat. Ishte një njeri që mendonte që të gjithë donin t’ia hidhnin, ishte paranojak”.

Avokati Maraniello ka shpjeguar se e ka mbrojtur Giardellon deri disa vite më parë, por më pas ishte tërhequr për arsye se ai qe një klient shumë i vështirë. Megjithatë, vazhdon ai, “nuk do të kisha imagjinuar asnjëherë që të ishte në gjendje të bënte dicka të tillë”.

Giardello, 57 vjec, ka lindur në Benevento në 6 mars të vitit 1958, dhe është banor i Brianzas. Mësohet se ai kishte disa kompani, por në kohët e fundit gjendej në vështirësi të mëdha financiare dhe ishte i përfshirë në shumë cështje gjyqësore.

Kompania imobiliare e Giardiellos merrej me ndërmjetësime dhe pikërisht në lidhje me falimentimin e saj ka ndodhur edhe veprimi i sotëm. Mbetet për të parë si ia ka dalë personi që të fusë armën në brendësi të Pallatit të Drejtësisë. “Ndoshta – shpjegon ish avokati – mund të ketë hyrë bashkë me avokatin e si pasojë mund të ketë shmangur kontrollet në hyrje”. 

KOmpania ku Giardiello ishte aksioner i shumicës së aksioneve, kompania imobiliare Magenta srl, ishte shpallur e falimentuar në vitin 2008.

Leave a Reply

Back to top button