Bota

Ishulli humbet “gjithçka që paraja mund të blejë”. Kryeministri shpëton për mrekulli nga Uragani Maria

Kryeministri i Dominikës ka thënë se uragani Maria e ka zhveshur ishullin nga “gjithçka që paraja mund të blejë”.

Stuhia e kategorisë 5 goditi ishullin e vogël të Karaibeve gjatë natës.

Kryeministri Roosevelt Skerrit përcolli fuqinë e tmerrshme të Uraganit Maria në një seri postimesh në Facebook, duke shkruar se ai vetë ishte “në mëshirën e plotë” të stuhisë.

Pasi u shpëtua, ai tha: “Ne do të kemi nevojë për ndihmë, miqtë e mi, ne do të kemi nevojë për ndihmë të të gjitha llojeve”.

Ai shtoi: “Raportet fillestare janë për një shkatërrim të përhapur. Deri tani kemi humbur gjithçka që paratë mund të blejnë dhe zëvendësojnë. Pra, erërat kanë zhdukur çatitë e pothuajse çdo personi me të cilin kam folur. Kulmi në rezidencën time zyrtare ishte ndër të parët që mori era, dhe më pas pati një ortek me çati të shqyera, në qytet dhe në fshat”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button