Analiza

ISIS bën thirrje për xhihad seksual

Terror WatchGrupimi militant islamik ISIS vazhdon rezistencën ndaj ushtrisë irakiane. Pamjet që vijnë nga qytetet e pushtuara prej tyre në Irak janë dramatike. Ata kanë hedhur në erë faltoret dhe tempujt e besimtarëve shitë. Kjo e bën akoma më sektariane betejën e tyre. Ndërkohë, sipas mediave arabe, ISIS ka nisur të bëjë thirrje për të gjithë myslimanët që të dërgojnë femrat e pamartuara për t’iu bashkuar xhihadit seksual. Sipas pllakateve të vendosura nëpër qytete, ata kërkojnë që këto femra të vijnë për t’u vendosur në shërbimin seksual të luftëtarëve.

Ato femra që refuzojnë, do përballen me ligjin e sharias, që nënkupton deri vdekjen. Disa vëzhgues ndërkombëtarë thonë se ISIS po kryen përdhunime nëpër shtëpitë e kundërshtarëve. Shpesh burrat vriten dhe gratë përdhunohen. Ndërkaq vëmendja e medias është edhe tek lideri i ri i kalifatit “Ibrahim”. Abu Bakr al- Bahgdadi është shfaqur për herë të parë në media me një mesazh për të gjithë myslimanët. Ai e shpalli veten lider të 1.2 miliard myslimanëve. Por në sytë e njerëzve ka rënë ora që mbante veshur ai. Disa thonë se ajo është një Rolex ose një Sekonda që vlen mbi 4 mijë euro./gazetatema.net/

Leave a Reply

Back to top button