Shteti Islamik ka kërcënuar sërish, e këtë herë gishti nuk është drejtuar nga Botërori “Rusi 2018” që do të zhvillohet verën e ardhshme. Përmes një prej organeve mediatike të propagandës së tij, “Wafa Media Foundation”, ISIS ka publikuar në rrjet një fotomontazh të Lionel Messit që derdh lotë gjaku pas hekurave. Gjithashtu ka edhe një mesazh të shkruar në anglisht: Ju po luftoni një shtet, i cili nuk e njeh fjalën ‘dështim’ në fjalorin e tij.
Ndërkohë, përtej dhënies së lajmit për një logo të “Rusi 2018” që po qarkullon në rrjete sociale me një xhihadist të armatosur dhe fjalët “Na prisni!” në arabisht, britanikja “The Sun” shkruan edhe për një poster të dytë propagandistik të një terroristi të armatosur që mbikëqyr “Luzhniki Stadium” të Moskës, aty ku më 15 korrik të vitit të ardhshëm do të luhet edhe finalja e Botërorit.