Sport

De Biazi: Ta marrim shtruar, nuk kemi asnjë detyrim të shkojmë në Francë!

Screen Shot 2015-06-13 at 20.11.28

Nuk kemi asnjë obligim të shkojmë në Francë. Duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi dhe të rritemi pasi një rrëmbim nga euforia do të ishte një gjë që do të na dëmtonte. Kështu ka deklaruar pas ndeshjes së sotme, që Shqipëria fitoi kundër Francës, traineri i kombëtares Xhani de Biazi.

Jemi përpjekur t’i japim organizim skuadrës dhe të shfrytëzojmë karakteristikat e futbollistëve që kemi në dispozicion. Pa lojtarë të mirë nuk shkojmë dot askund. Jemi fatlumë që kemi futbollistë shumë të mirë, të cilët po ecin shumë mirë në kombëtare dhe në klubet e tyre.

Mendoj se është shumë mirë që tashmë kemi futbollistë që dublojnë njëri-tjetrin. Duhet që të kemi sa më shumë futbollistë në dispozicion sepse gjithmonë do të kemi situata të vështira, me dëmtime apo skualifikime. Sidoqoftë mendoj që, edhe ata që luajtën sot, edhe ata që kanë luajtur në ndeshje të tjera kanë zhvilluar ndeshje shumë të mira.

Leave a Reply

Back to top button