Bota

ISIS po shëndrrohet në një ushtri fëmijësh

Screen Shot 2015-12-05 at 10.42.43 AMShteti Islamik gjithnjë e më shumë është duke i plotësuar radhët e veta me fëmijë, për të zëvendësuar mijëra militantë të vrarë nga sulmet ajrore që udhëhiqen nga SHBA’të. Kolonel Pat Ryder, zëdhënës ushtarak në SHBA ka deklaruar se numri i ushtarëve fëmijë është në rritje të vazhdueshme dhe se pikërisht ata po përdoren për të dënuar me vdekje të burgosurit. “Ne e kemi parë këtë trend të rritet në mënyrë të ndjeshme, sepse Shteti Islamik në mënyrë të detyrueshme rekruton fëmijë për të shkuar në luftë,” tha ai, duke e quajtur një gjë të tillë si ‘praktikë të pështirë dhe të paligjshme’. “Kjo është një tregues se ata janë duke u mposhtur gjithnjë e me shumë,” shtoi ai. Ryder i ka bërë këto komente një ditë pas publikimit të videos të tmerrshme, ku shfaqen gjashtë ushtarë fëmijë duke vrarë forcat e sigurisë siriane të zënë rob nga xhihadistët, transmeton ‘Blic’. I pyetur nëse koalicioni me vetëdije po bombardon fëmijët ushtarë, Ryder është shprehur se sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA-të ‘mundohen të shmangin vrasjen e çdo personi të pafajshëm në fushën e betejës. “Por, nëse një luftëtar i ISIS’it është i armatosur dhe sulmon, atëherë ai është objektiv legjitim ushtarak,” tha a,i duke përdorur një akronim alternativ për grupin është, cili është i njohur edhe si ISIS dhe Daesh.

Sipas Pentagonit, numri i xhihadistëve të vrarë është në mes 23 mijë dhe 33 mijë.

Leave a Reply

Back to top button