Bota

Itali, kryebashkiaku paguan 2000 Euro për ata që duan të vijnë të jetojnë në fshatin piktoresk

Një fshat i largët në Italinë veriore po ofron të paguajë € 2,000 për këdo që vendoset atje për ta ndaluar braktisjen e fshatit. Njerëzit që vendosen në fshatin malor të Bormidës, i cili ndodhet 420 metra mbi nivelin e detit në rajonin e Ligurias në veri-perëndim, ku aktualisht banojnë 394 njerëz, mund të paguajnë jo më shumë se 50 euro në muaj qira. Nxitja është një përpjekje për të parandaluar që fshati i vogël të bëhet një qytet fantazmë, ndërsa të rinjtë shkojnë në qytetin e afërt të Savonës ose më tej.

Kryebashkiaku Daniele Galliano shpalli se përveç qirave të ulëta, fshati po planifikon të ofrojë një bonus prej 2000 Euro për këdo që është gati të shkojë të jetojë atje.

Sipas skemës së qirave të ulëta, një shtëpi kushton deri 50 Euro në muaj.

Teksa shtëpitë kanë mbetur bosh dhe fshati humbet vazhdimisht njerëz, kryebashkiaku bëri të ditur se ka vendosur që të veprojë. “Nuk mund t’i jepnim me qera me vlerën e tregut, kështu që zgjodhëm një shifër simbolike dhe kërkesat u shtuan shumë: e rëndësishme ishte të ripopullonim fshatin”, thotë Galliano.

Që nga viti 2014, skema ka ndihmar për rritjen e popullsisë, nga 390 në 394 njerëz, pavarësisht se ndërkohë kanë ikur 54. Në kohërat më të mira, në vitet pesëdhjetë, fshati ka pasur më shumë se një mijë banorë.

Një e treta e fshatrave në Itali janë në rrezik shpopullimi, madje edhe zhdukjeje.

Mes masave të tjera, fshatrat italianë kanë shitur shtëpi të boshatisura me çmime shumë të ulëta dhe u kanë kërkuar imigrantëve dhe refugjatëve që të rigjallërojnë qendrat e plakura.

Leave a Reply

Back to top button