Bota

Italiani që i shpëtoi për herë të pestë vdekjes në teatrin “Bataclan”

Screen Shot 2015-11-15 at 09.35.43

Pas gjakut, tronditjes dhe lotëve, nga Parisi vijnë edhe histori të pabesueshme. Si ajo e Massimiliano Nataluccit, 45-vjeçarit nga Senigallia, i cili të premten në mbrëmje gjendej në teatrin “Bataclan” dhe i shpëtoi për mrekulli atentateve në kryeqytetin francez.

Në moshën 15-vjeçare, Natalucci i kishte mbijetuar tragjedisë së Heyselit në Belgjikë, ku nga rrëzimi i murit të stadiumit në Bruksel humbën jetën 39 tifozë në finalen e Kupës së Kampionëve mes Juventusit dhe Liverpulit.

Ndërkohë, më pas 45 vjeçari kishte shpëtuar nga vdekja pas tre aksidenteve të rënda rrugore.

Kësisoj, Massimiliano është bekuar për të pestën herë.

“Kur ishte tetë vjeç, është puthur nga Papa Vojtila në sheshin ‘San Pietro’ në Romë. Në moshën 15-vjeçare i shpëton tragjedisë së Heyselit, ku kishte shkuar në stadium me babanë dhe xhaxhain. Pastaj ka pësuar disa aksidente rrugore radhazi”, ka rrëfyer e motra Federica, duke shpjeguar që i vëllai ka mbetur i plagosur lehtë në sulmet e ndodhura në Paris.

“Orët që kalonin në pritje për të mësuar lajme të reja atë mbrëmje, më bën të përjetoj sërish ankthin që kalova në periudhën kur ndodhi tragjedia në Belgjikë, kur nuk kishte as telefona celularë dhe as që e dinim se çfarë po ndodhte”, ka vazhduar e motra e Nataluccit.

Leave a Reply

Back to top button