Teknologji

Ja antiplumbi i së ardhmes

antiplumbi

Grafena, i quajtur ndryshe edhe “materiali mrekulli”, mund të përdoret në të ardhmen si anti- plumb. Sipas BBC, shkencëtarët amerikanë kanë kryer disa testime balistike në miniaturë, duke qëlluar sfera të vogla silici mbi grafenë. Ata raportuan se shtresat e holla atomike të këtij materiali mund të jenë më të forta se çeliku, kur bie fjala tek absorbimi i impaktit. Grafena konsiston në një shtresë me atome të vetme, të rregulluar sipas strukturës së një hualli.
Është e hollë, e fortë, fleksibël dhe përçon energjinë. Po ashtu ka potencialin për të transformuar elektronikën dhe teknologji të tjera. Testet mini- balistike treguan se grafena është aq e fortë dhe elastike, sa lejon që të absorbojë impaktin rreth tetë deri në dhjetë herë më shumë se çeliku. Megjithatë, shkencëtarët thonë se ajo mund të kombinohet me disa materiale shtesë për të formuar një përbërje, e cila mund të ndalojë plasaritjet dhe të zgjidhë një problem që doli nga testet. Në vitin 2010, dy profesorë britanikë fituan Çmimin Nobel në fizikë për zbulimin e grafenës. Një tjetër studim i publikuar këtë javë zbulon se shtresat e grafenës lejojnë pjesëzat e protoneve që të kalojnë mes tyre, diçka që mund të përmirësojë efiçencën e qelizave të furnizuara me hidrogjen.

Leave a Reply

Back to top button