Shkence

Ja çfarë e ka shkaktuar sëmundjen misterioze të gjumit në Kalachi

Screen Shot 2015-07-24 at 11.38.01Nga viti 2013, në një fshat të Kazakistanit, njerëzit bien në gjumë në mënyrë të beftë. Tani shkencëtarët kanë zbuluar arsyen

Në pranverën e vitit 2013, Kalachi, një fshat i Kazakistanit, u godit nga një “sëmundje misterioze e gjumit”: persona të ndryshëm shembeshin përdhe në mënyrë të papritur, dikush teksa ecte, të tjerë duke punuar. Më pas, mbeteshin në gjumë për orë, madje edhe ditë të tëra. Që atëherë kanë vijuar të tjera valë epidemike të gjumit, ndërkohë që specialistët e angazhuar nga qeveria nuk e gjenin dot burimin e problemit.

Tani shkencëtarët kanë gjetur më në fund një shpjegim: këta “atakë’ të papritur të gjumit shkaktohen prej monoksidit të karbonit që del nga miniera e uraniumit aty pranë, e cila ishte mbyllur pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Ndonëse hipoteza nuk dakordëson të gjithë ekspertët, autoritetet shpresojnë që t’i vënë kapak këtij problemi me evakuimin e komunitetit.

HISTORIA

Patologjia paraqet simptoma të përbashkëta me narkoleksinë: dobësi, vështirësi lëvizjeje, përgjumje të befta, haluçinacione të ngjashme me ëndrrat me sy hapur. Rastet e parë u shfaqën mes marsit dhe majit 2013, por vetëm pas epidemive të përsëritura në vitin 2014, fenomeni i çuditshëm tërhoqi vëmendjen dhe kuriozitetin e mediave botërore. Një e katërta e popullsisë së Karachit i ndjeu pasojat. Dëshmitë flasin për individë që kanë fjetur pa ndërprerje nga 12 orë, deri në gjashtë ditë, për t’u zgjuar më pas pa kujtuar asgjë.

RRETH VICIOZ

Analizat e kryera dy vjet më parë kishin përjashtuar origjinën bakteriale apo parazitare, siç ndodh shpesh me sëmundjen e gjumit afrikane. Megjithatë, deri sot askush nuk kish qenë në gjendje që të tregonte shkakun e shqetësimit, duke i lënë terren hipotezave të një psikoze kolektive dhe ndonjë teorie konspirative.

ZGJIDHJA

Problemi i padeshifrueshëm duket se më në fund është zgjidhur: shkencëtarët kanë treguar zyrtarisht me gisht minierën e uraniumit pranë fshatit. Pavarësisht se ishte mbyllur në vitet Nëntëdhjetë, ajo lëshonte në ajër sasi të vogla monoksidi të karbonit, një gaz toksik që largon oksigjenin nga truri, duke e futur në një gjendje pavetëdije.

Sidoqoftë, shpjegimi lë ende ndonjë spirale pasigurie. Pneumologu Claude Piantadosi i Duke University Medical Center ka theksuar se monoksidi i karbonit prodhohet nga djegia, një arsye pse miniera joaktive mund ta prodhojë vetëm në sasi të ngjarjeve gjeologjike apo kimike të veçanta, për të cilat shkencëtarët duhet të investigojnë. Qeveria kazake ka nisur tashmë evakuimin e 223 familjeve nga fshati, pavarësisht hezitimit të disa banorëve për të lënë shtëpitë./Wired-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button