Your Life

Ja çfarë pune bënte Kate Middleton, para se të bëhesh Dukesha e Kembrixhit

Kate Middleton nuk ka qenë gjithmonë një dukeshë. Ajo përpara se të martohej me princin William, ka bërë një sërë punësh të ndryshme.

Përpara se të shkonte në Universitetin e St Andrews, Kate bëri pushim për plot një vit. Udhëtoi në Kili, ku iu bashkua një programi për bamirësi, ashtu sikurse shpenzoi pak kohë në Firence të Italisë, për të studiuar në Institutin Britanik.

Pasi u diplomua për Histori Arti në 2005, Kate punoi për biznesin privat të prindërve të saj, Party Pieces. Më pas, u shpërngul në Londër, ku punoi si blerëse aksesorësh për Jigsaw Junior. Më pas, Middleton e la punën për t’iu kushtuar më tepër pasionit të saj për fotografinë.

Në biznesin e prindërve, Kate merrej më së shumti edhe me dizenjimin e katalogëve, marketingun dhe fotografitë. Në 2010, William dhe Kate shpallën fejesën, ndërsa Dukesha deklaroi se pjesëmarrja në pallatin mbretëror do të ishte “ngacmues nervash”, por që me vullnet dhe dëshirë do ta mësonte shumë shpejt edhe punën rojave. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button