Histori

Ja cili ishte faktori vendimtar, që i “mundi” hordhitë e mongolëve

screen-shot-2016-10-03-at-07-07-45

I ka intriguar gjithmonë historianët. Pas një serie të gjatë fitoresh, ushtria mongole krejt papritur u tërhoq nga Europa qendrore në vitin 1242. Disa argumentojnë se politika mongole imponoi tërheqjen, ndërkohë që të tjerët flasin për forcën e qyteteve të fortifikuara. Por Europën mund ta ketë shpëtuar moti i saj i keq, sipas dokumentave dhe një analize të rrathëve të pemëve.

Kalorësia mongole i ushqente kuajt e vet në stepat euraziatike plot bar, thotë Nicola Di Cosmo në Universitetin e Princetonit. Një klimë e ngrohtë në fillimin e viteve 1200 i bëri të lulëzuara këto stepa, dhe në këmbim i ndihmoi mongolët që të shtrinin perandorinë e tyre në Rusi.

Por Hungaria ka një shtrat më të lartë ujor në krahasim me stepat dhe përmbytet më kollaj. Analiza e rrathëve të pemëve në rajon, e kryer nga Di Cosmo dhe kolegët e tij, nxorri se Hungaria kishte një dimër të ftohtë dhe të lagësht në fillim të vitit 1242, që e ktheu fushën kryesore hungareze në një kënetë të madhe.

Në mungesë të kullotave për kuajt e tyre, mongolët u tërhoqën në tokamë të thata dhe më pas në Rusi. Ndërkohë që klima nuk ishte i vetmi faktor në tërheqjen e tyre, do të ishte gabim që ajo të injorohej, thotë Di Cosmo. “Eshtë si të thuash që dimri në Rusi nuk pati fare efekt mbi ushtrinë e Napoleonit”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button