Bota

Ja ku mund të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore

Screen Shot 2016-07-14 at 14.02.49Do të duhen shumë ditë për të studiuar pesëqind faqet e vendimit që u depozituan dje nga gjykatësit në Hagë, por thelbi është vetëm një: pretendimet historike të Kinës në Detin e Kinës jugore nuk kanë asnjë bazë ligjore.

Çështja është ajo për të cilën flitet që prej vitit 2013, kur Manila vendosi që ta shpjerë këtë problem në Gjykatën e Hagës, pas incidenteve të shumtë të provokuar nga Pekini, në tentativën për të ndryshuar status quo-në e zonës. Ekspansionizmi kines, me patrullime ushtarake dhe ndërtimi i ishujve artificialë në ujëra të kontstuara, ka si objektiv pranimin ndërkombëtar të Vijës me nëntë pika, ose Detin e Kinës jugore, ashtu si paraqitet në hartat e lashta kineze: 90 përqind në pronësi të Pekinit, transmeton bota.al.

Sipas shumë vëzhguesve, vendimi i djeshëm që u jep të drejtë Filipineve, por mbi të gjitha dënon vendosmërinë e kinezëve – dhe që është i zbatueshëm edhe në zona të tjera të pretenduara nga Pekini – rrezikon të jetë shumë i rëndësishëm në rritjen e Kinës, si fuqi hegjemone e zonës. Sepse nuk ka të bëjë vetëm me një qoshe të largët të planetit, dhe nuk ka të bëjë vetëm me territorialitetin e një grupi ishujsh, por ndikon në ekuilibrin e fuqive që përballen në Azi.

Eshtë i bindur për këtë Robert D. Kaplan, shkrimtar me famë ndërkombëtare dhe studiues në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane në Uashington. Kaplan është autor i disa librave mbi politikën ndërkombëtare; në vitin 2012 shkroi të famshmin “Hakmarrja e Gjeografisë” dhe dy vjet më vonë botoi “Kazani i Azisë”, mbi konfliktet detare në juglindjen aziatike, dhe agresivitetin kineznë zonë. Në një intervistë për Il Foglio, Kaplan thotë se “duke parë mënyrën se si globalizimi po forcon gjeopolitikën, bota është sot më e ndërlidhur se kurrë”. Prandaj, shpjegon Kaplan, ajo që Pekini do tëvendosë të bëjë në muajt e ardhshëm, do të ketë pasoja mbi ekuilibrat botërore: “Mënyra se si Shtetet e Bashkuara do të reagojnë ndaj qasjes Kineze në Detin e Kinës jugore do të ndikojë shumë mbi rolin e tyre si fuqi e madhe, edhe në Europë dhe Rusi”. Pikërisht Krimea, e përdorur shpesh si shembull për të shpjeguar standartet e dyfishta të sjelljes së Uashingtonit kundrejt Moskës dhe Pekinit. Por gjithë ajo që po ndodh në Paqësor – “Kazani” që zien, sipas metaforës së përzgjedhur nga Kaplan – a rrezikon të shndërrohet në një luftë? “Si Amerika, ashtu edhe Kina, duan padyshim që ta shmangin konfliktin”, thotë Kaplan, “por historia është e mbushur me incidente që kanë shkaktuar një konflikt të armatosur”.

Problemi tani është që të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e ardhshme të Kinës, nëse do të vendosë të reagojë ushtarakisht, apo jo. Kryeministri i Pekinit, Li Keqiang, ka thënë dje se Gjykata “e ka shpënë mosmarrëveshjen në një terren të rrezikshëm, duke përkeqësuar tensionet”. Për Kaplanin, ndërkohë, prania amerikane në Paqësor nuk është aspak në diskutim. “E ashtuquajtura kthesë drejt Azisë është e përhershme. Por si fuqi e madhe, Amerika ka kapacitetin që të marrë përsipër përgjegjësitë e saj, edhe në Europë”./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button