Shkence

Ja kush i dha fund epokës së akullnajave

Screen Shot 2015-02-13 at 5.20.57 PMDioksidi i karbonit, që u çlirua nga thellësitë e oqeaneve, i dha fund epokës së fundit të akullnajave. Kështu thuhet në një studimi të Universitetit të Southampton në Angli. Në studim thuhet se dioksidi i karbonit në atmosferë solli një periudhë më të ngrohtë për Tokën. Hulumtimi është bazuar në analizimin e sinjaleve kimike në planktonët e lashtë. Oqeanet e botës absorbojnë rreth një të tretën e dioksidit të karbonit atmosferik, të lëshuar nga djegia e karburantit të fosileve. Sipas BBC, shkencëtarët parashikojnë se ndërsa oqeanet ngrohen, aftësia e tyre për të thithur dioksidin e karbonit reduktohet, duke sjellë një përshpejtim të ngrohjes globale.

Leave a Reply

Back to top button