Bota

Ja kush e fiton Çmimi Nobel për Mjekësinë

screen-shot-2016-10-03-at-13-27-00Çmimi Nobel për Mjekësinë iu dha japonezit Yoshinori Ohsumi për zbulimet e tij mbi fenomenin e autofagi-së, një nga mekanizmat themelore të biologjisë, e cila lejon qelizat të “hanë vetveten” për t’u ricikluar dhe për t’u rinovuar vazhdimisht. Gjurmët e para të këtij procesi u zbuluan në vitet ’60. Për eleminimin e mbeturinave të tyre, qelizat janë në gjendje që të shkatërrojnë komponentët që bëhen të padobishëm, dhe i largojnë jashtë membranave të tyre, por janë në gjendje edhe për t’i ri-përdorur, sidomos në faza stresi.

Ohsumi ishte në gjendje që të vëzhgonte detajet e mekanizmit në majanë e përdorur për të bërë bukë. “Unë jam shumë i befasuar dhe i nderuar”, tha fituesi, i cili ka marrë një telefonatë, ndërsa ishte në laborator. “Trupi i njeriut jeton përmes këtij procesi autodekompozimi, që është një formë e kanibalizmit. Përpiqet të mbajë një ekuilibër delikat mes ndërtimit dhe shkatërrimit. Dhe kjo është ajo që në thelb e karakterizon jetën”, komentoi ai për një televizion japonez. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button