Shkence

Ja nga se është shkaktuar stuhia magnetike mbi Tokë

Ka intensitet të ulët, por nesër pritet një e dytë, më e fortë, që mund të shkaktojë blackout në rajonet polare dhe probleme në rrjetet elektrike.

Dielli nuk ka qetësi. Pas trazirave të ditëve të fundit, ai shkaktoi një stuhi tjetër magnetike. Origjina është në një “kanion” gjigant që është hapur në pjesën e jashtme të atmosferës diellore dhe shtrihet për një milion milje. Stuhia në zhvillim është fatmirësisht e dobët, por nesër pritet të jetë më e fortë, gjë që mund të shkaktojë ndërprerje të radios në rajonet polare dhe probleme me rrjetet e energjisë. “Kjo që po ndodh është një stuhi e vogël, G1 në shkallën nga 1 deri 5, e cila klasifikon intensitetin, por nesër pritet një e klasës G2”, ka thënë për ANSA fizikani Mauro Messerotti, i Observatorit të Triestes dhe këshilltar për motin hapësinor në Universitetin e Triestes.

Stuhia, vazhdoi ai, u shkaktua nga ardhja e një vale të shpejtë të erës diellore, dmth prurja e grimcave të emetuara nga ylli ynë, me burim një kanion gjigand që është e hapur në rajonin e jashtëm të atmosferës së Diellit, i quajtur kurorë. Struktura, e cila shfaqet si një vend i errët, shtrihet për rreth një milion kilometra nga Poli i Veriut në Jug dhe është rreth 200,000 km e gjerë. Ajo u fotografua nga Solar Dynamics Observatory (Sdo) i NASA-s dhe duket e errët, sepse ajo lëshon më pak rrezatim me rreze X dhe ultravjollcë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button