Thin Tank-u European Leadership Network me qendër në Londër lëshon alarmin, por përfaqësuesit e NATO-s minimizojnë
NATO po përgatitet për një konfrontim të mundshëm me Moskën.
E pohon një studim i European Leadership Network (EIN), një think tank me qendër në Londër, që ka analizuar stërvitjet ushtarake të kryera nga të dy palët, në situatën aktuale të tensionit që ka shkaktuar kriza në Ukrainë. Konkluzioni i EIN është se “Rusia po përgatitet për një konflikt me NATO-n, dhe NATO po përgatitet për një konfrontim të mundshëm me Rusinë”.
Aleanca Atlantike e ka hedhur poshtë, megjithatë, këtë interpretim. Studimi i EIN ka të bëjë me stërvitjet e kryera në qershor nga NATO në POloni dhe në vendet balltike, me 15 mijë njerëz dhe ato të kryera në mars nga Rusia, me 80 mijë vetë. Sipas raportit, të dy palët kanë “në mendje kapacitetet e palës tjetër dhe planet e mundshëm të luftës. Ndryshimi i profilit të stërvitjeve është fakt dhe ai luan një rol në ruajtjen e situatës aktuale të tensionit”.
Të dy palët, pohon studimi, mund të thonë edhe që bëhet fjalë për hapa mbrojtës, por duke vepruar kështu rrezikojnë të inkurajojnë një rreth vicioz të rrezikshëm veprimesh dhe kundërveprimesh, duke e rritur riskun e përplasjeve ushtarake. Për këtë arsye, EIN këshillon një komunikim më të mirë mes Rusisë dhe NATO-s gjatë stërvitjeve, si dhe një vlerësim të vëmendshëm të avantazheve dhe risqeve të veprimtarisë ushtarake pranë kufijve. Aleanca e Atlantikut e ka hedhur poshtë interpretimin e EIN. “Stërvitjet e NATO-s nuk e bëjnë, sic thotë raporti, më të mundshme luftën në Europë. Ato synojnë efektin e kundërt: forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Europë, përballë agresionit në rritje nga Rusia”.
Manovrat ushtarake ruse, ka shtuar zëdhënësja e NATO, shkojnë shumë përtej atyre të NATO-s, për nga shtrirja dhe objektivat dhe “rrisin tensionin në rajon”. Zëdhënësja ka shtuar se Aleanca Atlantike vazhdon të ruajë kanalet e komunikimit me Moskën dhe transparencën për manovrat e saj. Si provë e kësaj qasjeje, NATO ka shtuar se në stërvitjet e ardhshme – të parashikuara në Spanjë, Otali dhe Portugali në 3 tetor deri 6 nëntor – do të ftohen vëzhgues rusë, si dhe të vendeve të tjerë jashtë NATO-s./Il Giornale-Bota.al