Analiza

Brexit apo jo / Ja pse dalja e Britanisë do të rëndojë krizat e tjera të Europës

Screen Shot 2016-06-11 at 08.47.00

Nga Timothy Garton Ash

Është një gabim i madh të mendohet, se një Britani e lëkundur në prag të Brexit, është vetëm një përjashtim i çuditshëm nga rregulli kontinental, një shprehje e mallkuar ishullore nga Britanikët zakonisht euroskeptikë. Hidhini një sy të dhënave të tjera të sondazheve të fundit.

Në 10 vende anëtare të BE-së, duke përfshirë ato që janë më pro-evropiane, qendra kërkimore Pju zbuloi një mesatare prej vetëm 51 përqind, të cilët kishin një pikëpamje të favorshme mbi unionin.

Në anketën e fundit të Eurobarometrit në të 28 shtetet anëtare, 43 përqind e të pyeturve thanë se gjërat në BE janë duke shkuar në drejtimin e gabuar, përkundrejt vetëm 23 përqind që u shprehën se po ecin në drejtimin e duhur. Në studime të tjera, 48 për qind e italianëve janë deklaruar në favor të largimit nga BE-ja, ndërsa ngjashëm janë shprehur edhe 29 përqind e gjermanëve. A duhet të vazhdoj më tej?

[real3dflipbook id=”1185″]

Leave a Reply

Back to top button