Bota

Ja pse ISIS ka rifituar terren në Irak

Screen Shot 2015-04-23 at 09.35.52

Nga Riad Mohammed

“The Fiscal Times”

Ndërsa kryeministri i Irakut, Haider Al-Abadi, po takonte presidentin Obama dhe kabinetin e tij në Uashington javës që shkoi, për t’i kërkuar SHBA-së më shumë ndihma ushtarake, ISIS-i kishte rifituar vrullin e tij, duke ripushtuar disa territore në Irak. Shteti Islamik, mori brenda një dite kontrollin e rafinerisë më të madhe të naftës në vend, dhe po kërcënon të pushtojë tërësisht qytetin e Ramadit në perëndim të Bagdadit.

Pavarësisht njoftimit të Pentagonit të martën, se ISIS-it ka humbur një të katërtën e territoreve që kontrollonte më herët në Irak, që nga fillimi i fushatës ajrore të udhëhequr nga SHBA-ja prej gushtit të 2014-ës, ditët e fundit, faktet në terren kanë ndryshuar në mënyrë dramatike, në favor të Shtetit Islamik, duke kërcënuar kësisoj të gjitha përpjekjet e Uashingtonit dhe aleatëve gjatë 8 muajve të fundit.

Që nga viti i kaluar, ISIS-i ka nën kontroll 85 përqind të Anbarit, provincës më të madhe të Irakut, duke përfshirë pjesë të kryeqytetit të saj, Ramadit, si dhe të gjithë qytetin e Falluxhas dhe shumë qytete dhe fshatra të tjera. Forcat qeveritare irakiane dhe aleatët fisnore sunitë, ia dolën vetëm përkohësisht të zbrapsnin ISIS-in nga dy zona në Ramadi, por militantët xhihadistë iu përgjigjën me kundërsulme masive.

Prej së mërkurës së kaluar, ISIS-i ka vënë nën kontroll disa lagjeve të tjera në qytet dhe sulmoi zyrën e guvernatorit. Banorët filluan sërish të largoheshin nga shtëpitë e tyre, nga frika e ndëshkimeve të mundshme nga grupimi eksremist. Në veri, ISIS-i sulmoi rafinerinë Beiji, duke depërtuar në objekt dhe vrarë komandantin e njësisë që e mbronte atë. Forcat qeveritare irakiane dhe aleatët e tyre shiitë dhe sunitë, arritën të rimarrin kontrollin e fabrikës disa ditë më pas, por lufta është në vazhdim e sipër.

Në Ramadi, të dëshpëruara, trupat mbrojtëse nuk po kursejnë asnjë përpjekje për të parandaluar rënien e qytetit. Pavarësisht nëse do të jenë apo jo të suksesshëm, është e qartë se ISIS-i e ka marrë veten nga humbja e konsiderueshme në Tikrit, disa javë më parë. Një kthesë e tillë është ndihmuar nga disa faktorë.

Arsyeja kryesore, është se ISIS ka aktivizuar celulat që “flinin” deri më tani brenda Ramadit, dhe

që i kapën në befasi mbrojtësit e qytetit. Këto celula, përbënin një pjesë e madhe të trupave, që u përdorën gjatë ofensivës që ISIS lëshoi në verën e vitit të shkuar. Por, ata kishin disa muaj që nuk ishin përdorur. “Ne u befasuam nga shfaqja e tyre në Albu Farraj. Kjo shkaktoi një konfuzion të madh”- tha Adhal al-Fahdavi, një anëtar i këshillit krahinor të Anbarit.

Një gabim taktik nga ana e zyrtarëve qeveritarë dhe provincialë irakianë, i mundësoi ISIS-it të realizonte këtë surprise të hidhur. Zyrtarët bënë me dije, se beteja finale për të çliruar Anbarin kishte filluar, përpara se të ishin mbledhur forcat e nevojshme. Kjo i lejoi ISIS-it, të aktivizojë celulat e saj të fjetura në Ramadi, si dhe dërgimin e qindra luftëtarëve të tjerë nëpër shkretëtirë, për t’iu bashkuar luftës.

Një tjetër arsye prapa rigjallërimit të ISIS-it, ishte këshilla e supozuar e ushtrisë së SHBA-së ndaj mbrojtësve të rafinerisë në Beiji, për t’u shkëputur nga forcat xhihadiste, në mënyrë që avionët amerikanë të mund t’i bombardonin këto të fundit. Pasi kjo ndodhi, ISIS pushtoi shumicën e rafinerisë. “ISIS kontrollon 80 përqind të rafinerisë Beiji, për shkak të një serie sulmesh vetëvrasëse, mungesës së njësisë për mbrojtjen, dhe tërheqjen e nga luftimet, sipas këshillës së amerikanëve”-tha Hisham Al-Hashim, analist në zyrën e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Irakut.

Nëse forcat irakiane dhe aleatët e tyre, kanë ndërmarrë hapa të gabuar taktikë, ISIS-i ka zbatuar disa manovra që kanë funksionuar. Shteti Islamik, ka përdorur sulme të vogla, për të përzënë forcat qeveritare nga zona ku ajo dëshironte të godiste më fort. Për shembull, dy sulme të mëdha kundër qytetit Duxhail, në veri të Bagdadit, dhe disa shpërthimeve të reja në Bagdad u kryen, ndërsa sulmet kryesore të ISIS-it ndodhën në Beiji dhe Ramadi.

Shteti Islamik, ka përdorur tunele nëntokësore, për të kryer shpërthime masive apo si strehime për luftëtarët dhe korridore për t’u ripozicionuar dhe kapur në befasi forcat qeveritare dhe aleatët e tyre. Këto tunele mund të strehojnë dhjetëra luftëtarë, me furnizime me ushqime dhe vrima aty-këtu, për të lejuar ajrin të qarkullojë.

Gjithashtu ISIS-I, ka përdorur dendur bombat e ngarkuara në automjeteve të blinduara, për të thyer pozicionet e fortifikuara qeveritare. Këto bomba lëvizëse, janë tejet të vështira për t’u ndaluar vetëm me zjarrin e hapur nga trupat këmbësore, ndërsa kanë ndihmuar ISIS-in të rimarrë territoret që pati humbur.

Ndërkaq Shteti Islamik, ka patur sukses edhe duke u fokusuar në vrasjen e komandantëve të forcave armike, çka ka krijuar shpesh një gjendje kaosi në mesin e këtyre të fundit. Gjithashtu, ndërsa ISIS ka një unitet absolut të komandës – një faktor ky jetik në fitoret e tij- armiqtë nuk ia kanë dalë kurrë të kenë të njëjtin nivel uniteti. Qeveria e Irakut, që mbështetet nga milicia shiite e Iranit, aleanca e udhëhequr nga SHBA, fiset sunite dhe kurde, nuk kanë qenë kurrë në të njëjtën mëndje për shumë gjëra.

Këto ndarje kanë shkaktuar komplikime, sikurse është çarja që rezulton nga konkurrenca e SHBA-Iran, për ndikimin në Irak. Si në Beiji dhe Ramadi, është raportuar se milicia Shiite e mbështetur nga Irania, u tërhoq papritmas, pasit sunitët dhe SHBA protestuan për pjesëmarrjen e tyre, ndërsa milicët u akuzuar për abuzime me të drejtave të njeriut, plaçkitje dhe djegie.

“Ajo që ndodhi në Beiji, ishte rezultat i fushatës së pandershme ndaj njësive popullore (milicive shiite)”- tha Hadi Al-Ameri, udhëheqës i organizatës Bedr, një nga milicitë më të mëdha shiite në Irak. Në të dyja rastet, në Beiji dhe Ramadi, milicëve shiitë po u kërkohet t’i ribashkohen luftës. Është e nevojshme të kujtojmë, se ndërsa ISIS pushtoi qytete të mëdha në pak ditë, i rimorri ato për disa muaj. Pengesat e fundit, mund të rezultojnë të përkohshme, por ato tregojnë se lufta kundër Shtetit Islamik, do të jetë e gjatë dhe e lodhshme. / Perkthimi: Bota.alScreen Shot 2015-04-23 at 09.35.52

Leave a Reply

Back to top button