Roger Boyes
The London Times
Gjithësesi, Hamasi nuk do të kishte arritur t’i përshkallëzonte veprimet në një masë të tillë saqë luftëtarët e tij të hapnin zjarr brenda Izraelit, po të mos kishte garanci se Irani do ta riarmatoste pas raundit të parë të luftës
Ai është i mundur dhe i përçarë, por Hamasi po shpreson që një luftë e kufizuar me Izraelin të përmirësojë fatin e tij. Grupi është duke vepruar nga dobësia, duke humbur shumicën e përdoruesve të bankës së tij. Goditja Egjiptit ndaj Vëllazërisë Myslimane, kushërinjtë politikë të grupit, dhe kufizimi në përdorimin e tuneleve të kontrabandës nga Gaza – vena ekonomike e Rripit të Gazës dhe 1.7 milion banorëve të tij – e ka shtyrë grupin drejt falimentimit. Presidenti Asad i Sirisë nuk i pranon më faturat e Hamasit; Qendra e grupit në Damask ka kohë që është shpërbërë.
Edhe Katari është duke menduar dy herë për ndihmën që i jep. Për të rigjallëruar mbështetjen arabe, Hamasit i nevoitet që të bëhet përsëri luftëtar dhe viktimë.
Është një logjikë e pamatur, por gjakderdhja e pashmangshme do të mund t’i zhvendosë në mënyrë të konsiderueshme kufijtë e konfliktit strategjik në të gjithë rajonin, duke e çuar atë përpara drejt një periudhe lufte kaotike, e cila do përhapet përtej disa kufijve.
Hapi i parë ka qenë të prishë ndjenjën e sigurisë së Izraelit: zjarr jo vetëm mbi civilët, por përdorimi i raketave me rreze të gjatë, që prishin jetën publike, për t’i dërguar njerëzit me nxitim në strehime, si dhe paralizimi i turizmit në fillim të sezonit të verës. Një luftë në terren – një mundësi gjithnjë e mundshme për kryeministrin Benjamin Netanyahu – nuk mund të fitohet në një kuptim ushtarak, as nga Hamasi, as nga Xhihadi Islamik.
Ata llogarisin, megjithatë, se mund të vendosin në pritë një numër të mjaftueshëm ushtarësh të këmbësorisë dhe të hapin zjarr nga automjete të blinduara, të pajisur me raketa “Kornet”, për t’u shfaqur si heronj para sponsorëve të tyre, sidomos donatorëve të tyre privatë në Gjirin Persik.
Çmimi përfundimtar do të ishte kapja e ushtarëve izraelitë, për të negociuar shkëmbimin e të burgosurve dhe për të lehtësuar bllokadën nga Izraeli dhe Egjipti.
Gjithësesi, Hamasi nuk do të kishte arritur t’i përshkallëzonte veprimet në një masë të tillë saqë luftëtarët e tij të hapnin zjarr brenda Izraelit, po të mos kishte garanci se Irani do ta riarmatoste pas raundit të parë të luftës.
Pershtatur ne shqip nga bota.al