Your Life

Ja pse jemi më të shëndetshëm gjatë stinës së verës

Screen Shot 2015-05-29 at 18.24.24

Studimi

Çfarë ndodh me sistemin imunitar gjatë stinëve dhe si mund të rezultojnë të rrezikshme ndryshimet që ndodhin në trup për t’u përshtatur gjatë muajve. Zbuloni dhe sëmundjet që sjell me vete stina e verës

Nxitja e imunitetit në dimër mund të shkaktojë në fakt vdekje. Një studim i ri i gjeneve thotë se teksa rritja e inflamacionit gjatë dimrit na mbron nga infeksionet, kjo mund ta bëjë trupin më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të tjera kronike.

Kërkuesit zbuluan se gjenet e përfshira në imunitet dhe mbrojtjen e trupit kundër infeksionit, ishin më aktive në muajt e ftohtë.

Ndryshimi stinor

Skuadra ndërkombëtare e studiuesve analizoi mostra gjaku dhe indesh nga më shumë se 16,000 persona kudo nëpër botë. Nga 22,000 gjene që ata analizuan, të cilat janë pothuajse të gjitha gjenet që njerëzit kanë, një e katërta shfaqën shenja të qarta të variacionit stinor. Ndryshimet e gjeneve që u interesuan kërkuesve ishin ato të përfshira me imunitetin dhe veçanërisht me inflamacionin. Gjatë muajve të ftohtë të dimrit, nga dhjetori në shkurt për njerëzit që jetojnë në Ekuatorin e Veriut dhe nga qershori në gusht për ata që jetojnë në Hemisferën Jugore, këto gjene ishin më së shumti aktive.

Kur ata studiuan njerëzit që jetojnë pranë Ekuatorit, ku temperaturat janë të larta gjatë gjithë vitit, vunë re një model të ndryshëm. Imuniteti dhe inflamacioni lidhej me sezonin e shiut, kur sëmundje si malaria janë më të pranishme. Në Islandë, ku është ftohtë gjatë gjithë kohës, kërkuesit zbuan më pak ndryshime stinore.

Profesor John Todd, një nga autorët e studimit, që është me bazë në Universitetin e Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se zbulimet mund të shpjegonin përse njerëzit kishin më tepër gjasa të prekeshin nga sëmundje të caktuara në pjesë të veçanta të vitit. Inflamacioni luan rol të rëndësishëm në kushte shëndetësore si artriti reumatoid, lloji 1 i diabetit dhe sëmundjet e zemrës, i cili arrin kulmin në dimër në vende si Britania. “Në Britani, shohim një numër në rritje të llojit të parë të diabetit në janar, shkurt dhe mars, për shembull”, – tha Todd. “Rezultatet tona tregojnë se pjesë e arsyes është rritja e inflamacionit dhe aktiviteti i gjeneve të përfshira”, shtoi studiuesi.

Avantazhi mbijetues

Profesor Todd tha se ishte e vështirë të kuptohej se çfarë ndodhte me saktësi, meqenëse shumë faktorë ndikojnë në mundësitë e një individi për t’u sëmurë. Në funksionin e gjeneve, ndikojnë faktorë të tjerë si ushqimi dhe stresi.

Tim Spector, profesor i epidemiologjisë në Kolegjin e Mbretit në Londër tha: “Një dimension tjetër që mund të jetë po aq i rëndësishëm janë mikrobet e zorrëve, që ndryshojnë me stinët dhe mund të shkaktojnë ndryshime prej dietës së larmishme në periudha të caktuara të vitit. Tim Hubbard, nga i njëjti kolegj, tha se mund të fshihet një avantazh evolucionar pas ndryshimeve që kanë zbuluar kërkuesit. Te njerëzit parahistorikë, ndryshimet në inflamacion ndihmonin në luftën ndaj infeksionit. Një tjetër ndryshim stinor ishte i lidhur me gjenet që kishin të bënin me metabolizmin.

“Mendohet se këto ndihmonin në ruajtjen e energjisë për të mbijetuar kur kishte pak ushqim dhe strehë”, tha Todd. Në shoqëritë moderne ne kemi veshje të ngrohta dhe sisteme ngrohjeje, por ne ende i përgjigjemi fizikisht temperaturave të ftohta dhe ditëve të shkurtra. Por rritja e inflamacionit mund të jetë një faktor i rrezikshëm për sëmundje në jetën moderne. Sëmundjet verore që duhet t’i keni kujdes

Astma

Vera mund të jetë një stinë e rrezikshme për fëmijët dhe të rriturit që vuajnë nga astma. Smogu dhe ndotja e madhe e ajrit mund të shkaktojë rritje të sulmeve të astmës.

Veshi i verës

2.4 milionë vizita bëhen te doktorët për shkak të ngecjes së ujit në vesh pas zhytjes në det. Për ta parandaluar infeksionin, thajini veshët menjëherë pas dushit ose daljes nga deti.

Helmimi nga ushqimi

Vera mund të jetë një makth për gjetjen e ushqimeve të freskëta që mund t’i hani pa merak. 76 milionë njerëz helmohen çdo vit pasi bakteret që prekin ushqimin rriten më shpejt në ngrohtësi.

Hipertermia

Kur një person e përjeton të nxehtin më shumë sesa duhet, sidomos gjatë verës, ai rrezikon të preket nga hipertermia, e cila mund të ketë pasoja të rënda. I.D/Gazeta Shqip

Leave a Reply

Back to top button