Enciklopedike

Ja pse mbijetuan rusët në Leningrad

Screen Shot 2015-06-26 at 12.38.19 PM

Për 872 ditë, që nga nisja e dimrit të ashpër rus në vitin 1941, tre milion njerëz vuajtën mungesën e ushqimit dhe temperaturat e ulëta gjatë rrethimit të Leningradit.

1.5 milionë njerëz vdiqën, por po kaq mbijetuan, duke bërë që shkencëtarët të kenë pikëpyetje se si ia dolën.

Analizat e bëra tani mbi disa kampionë gjaku kanë zbuluar se ata arritën të mbijetojnë falë një mutacioni në gjende, që bëri q trupi të përdorte energjinë në mënyrë më eficente.

Kampionët u morën nga 206 të mbijetuar të këtij rrethimi.

ADN e tyre u krahasua me atë të njerëzve që jetojnë tani në këtë qytet dhe u arrit në përfundimin se mutacioni gjenetik i ndihmoi ata që të përdorin më mirë energjinë.

“Këto gjene nuk dolën rastësisht, me fjalë të tjera njerëzit i kishin ato,” tha udhëheqësi rus i studimit.

Megjithatë ata thonë se ky mutacion është një dizavantazh në zonat me shumë ushqim dhe kohë më të ngrohtë.

Leave a Reply

Back to top button