Ideja e universeve paralele mund të duket e çuditshme, por fizika ka zbuluar të gjitha llojet e arsyeve se pse ata duhet të ekzistojnë
Nga Filip Boll, BBC
A është universi ynë i vetëm?
Ideja e universeve paralele, dikur subjekt i fantashkencës, tanimë është duke u bërë e respektuar në mesin e shkencëtarëve – të paktën, në mesin e fizikanëve, të cilët kanë një prirje për të nxitur idetë në kufijtë e asaj që është e mundshme. Në fakt ka thuajse shumë universe të tjera të mundshme.
Fizikanët kanë propozuar disa forma të kandidatëve të “multiversit”, secila e bërë e mundur nga një aspekt i ndryshëm i ligjeve të fizikës. Problemi qëndron, pothuajse me përkufizimin, se ndoshta s’mund të vizitojmë ndonjëherë universet e tjera për të konfirmuar ekzistencën e tyre. Pra pyetja është, a mund të sajojmë mënyra të tjera për të provuar ekzistencën e gjithë universeve që nuk mund t’i shohim apo prekin?
Botët brenda botëve
Në të paktën disa prej këtyre universeve alternative, është sugjeruar se gjallon jeta ndoshta pothuajse në mënyrë identike si këtu në tokë. Kjo ide ngacmon egon dhe zgjon fantazinë tonë…
[real3dflipbook id=”1037″] |