Your Life

Ja pse zbulimi i pilulave kontraceptive është një revolucion

Zbulimi i pilulave kontraceptive më 1960 ka paraqitur një revolucion biologjik dhe sociologjik. Për herë të parë në historinë e grave ato ishin në gjendje që përkohësisht “të fikin” fertilitetin e tyre. Për më shumë, përdorimi i tyre ka ndryshuar aspektet sociale dhe ekonomike në shtetet ku ato përdoren. Ndikimi i tyre nuk mund të injorohet: pilula kontraceptive i ka dhënë rol të ri gruas në ekonomi dhe në dituri, duke prolonguar kohën kur ajo vendosë të bëhet nënë. Kjo ndryshoi rregullat e roleve gjinore, duke ua lejuar grave të investojnë në arsimimin dhe karrierën e tyre./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button