Shendeti

Ja se ku gabojmë të gjithë me dietën

Mund të ndodhë që dieta nuk jep rezultatin e dëshiruar, ju duket se e ndiqni, por peshorja nuk dëshiron të bjerë. Ndoshta, në një nivel të pandërgjegjshëm, po praktikoni mekanizma që ju ndalojnë të humbni peshë. “Faji është shpesh i proceseve mendore të fituara gjatë kohës dhe që çojnë në veprime të gabuara automatikisht”, shpjegon Claudia Romani, eksperte psikologe në çrregullimet e ngrënies. “Kështu, hani më shumë se ju duhet, pa e kuptuar fare.”

Eleminoni rezistencat

Nëse peshorja nuk ju jep kënaqësi, çfarë duhet të bëni? “Gjëja e parë është identifikimi i qëndrimeve ose rezistencave psikologjike që ju pengojnë të arrini qëllimin. Më poshtë, do të gjeni tre nga më të zakonshmet”, shpjegon psikologia. “Sapo të keni gjetur sjelljet që nuk duhet të keni, pyesni veten se cili është motivimi që ju shpuri të këmbëngulni me këto qëndrime: “Çfarë nevoje keni kënaqur deri më tani? Nga se më ka mbrojtur? ”

Pasi që arsyeja që ju pengon të jeni në përputhje me planin tuaj ushqimor është pikasur nga ju, mendoni për një alternativë të sjelljes konkrete që eliminon këtë mangësi emocionale. Nëse, për shembull, hani prej mërzisë në çastet e relaksimit, që të devijoni vëmendjen nga ushqimi, bëni një listë të aktiviteteve manuale për të bërë që t’ju mbajnë të zënë dhe t’ju kënaqin menjëherë, si regullimi i një sirtari ose këndi juaj i bukurisë. Më pas do të ndiheni të relaksuar dhe të lumtur. Dhe larg nga tundimi për të hapur frigoriferin”, përfundon psikologia.

  1. Shijoni gjëra aty-këtu

Kur fillon një dietë nuk është shumë e lehtë të heqësh dorë. Ndoshta, ju e mohoni ëmbëlsirën, por pastaj shijoni një lugë këtu e një atje. “Dëshirat që aktivizohen në fillim shpesh janë psikologjike dhe jo fiziologjike,” thotë Dr. Romani. “Ushqimi mund të mpijë sikletin e ndryshimit të menusë dhe zakoneve. Ndaj, ndryshoni optikën: mos përdorni fjalën “dietë” por “të ngrënit shëndetshëm”. Ju nuk do të ndiheni kaq të privuar”.

  1. Ekzagjeroni me gjërat e vogla

Ne shpesh hamë më shumë, sepse marrim dyfish porcione të ushqimeve të lehta, duke besuar se ato kanë zero kalori. “Kështu, çdo dietë është e dënuar me dështim”, thekson ekspertja. «Për t’u mësuar me respektimin e dozave të treguara, para se të filloni ushqimin, imagjinoni një dritë jeshile, që dalëngadalë duke u ngopur bëhet e verdhë. Kur duhet të ndaleni, bëjeni atë të kuqe (simbol i vullnetit): kjo ngjyrë do të aktivizojë një energji mendore që do t’ju ndihmojë të rezistoni.

  1. Në fillim mban dietë, pastaj ha shumë

Sa herë mendoni, “Që nga dje kam ngrënë vetëm fruta, sot unë mund të ha gjithçka”? Është mekanizmi i kompensimit që krijon dinamikë delikate dhe nuk ju lejon të keni disiplinë në tavolinë. Kur të ndodhë, para hapjes së frigoriferit ngadalë (dhe në mënyrë të përsëritur) përmendni fjalën “stop”: mendja do të japë një komandë për emocionet dhe ju mund ta thyeni rrethin vicioz. / bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button