Shkence

Ja se ku mund të ketë lindur jeta në Tokë

Screen Shot 2016-03-09 at 14.04.36

Nga Maarten De Wit

“New Scientist”

A ka filluar jeta në ngricë? Toka e hershme, mund të mos ketë qenë aq e nxehtë sa e kemi menduar  më parë. Në fakt, ajo mund të ketë qenë një top i madh dëbore në fillimet e saj. Në këtë përfundim mbërrijnë një grup shkencëtarësh, pas një analize më të fundit që i bënë disa shkëmbinjve në Afrikën e Jugut, të formuar rreth 3.5 miliardë vjet më parë gjatë periudhës Arkeane.

Hulumtimet e mëparshme sugjeronin se oqeani në të cilin qenë formuar këto shkëmbinj ishte i ngrohtë – ndoshta rreth 85 gradë Celsius. Por Maarten De Vit nga Universiteti Metropolitan “Nelson Mandela” në Port Elizabeth në Afrikën e Jugut, thotë se temperatura e oqeanit ishte e ngjashme me atë të sotmem, madje sipas tij ka edhe dëshmi se ishte i pranishëm edhe akulli. Për shkak se Barberton Greenstone Belt në Afrikën e Jugut, ku janë gjetur këta shkëmbinj, është formuar në një gjerësi gjeografike nga 20 ° deri në 40 °, kjo nënkupton se Toka mund të ketë qenë e ngulfatur të paktën një herë në akull gjatë epokës Arkeane, thotë shkencëtari.

Balanca shkëmbore

Temperatura e oqeaneve në të cilën janë formuar shkëmbinjtë e lashtë, është rindërtuar në laborator duke matur bilancin e izotopeve të oksigjenit brenda shkëmbinjve. Disa nga këto rikonstruksione, kanë zbuluar se temperaturat qenë të larta kur u formua brezi shkëmbor.

Por De Vit thotë se kjo ndodhi pasi izotopet që ata shqyrtuan kishin qenë objekt i një aktiviteti

të madh hidrotermal. Kjo do të thotë se provat e izotopeve, nuk na tregojnë të vërtetën në lidhje me temperaturën e ujit të oqeanit, mendon ai.

Kështu De Vit dhe Harald Furnes nga Universiteti i Bergenit në Norvegji, shqyrtuan shkëmbinjtë e formuar nga sedimentet oqeanike, të cilat nuk janë të ekspozuara ndaj aktivitetit hidrotermal. Ata gjetën prova të rritjes së mineralit gips. “Minerale të tilla rriten sot në mjediset e thellësisë së detit, ku ka ujë të ftohtë”- thotë De Vit.

Shkencëtarët vëzhguan gjithashtu shkëmbinjtqë pak më të rinj në brezin shkëmbor, të cilat janë formuar në oqeanet e cekëta apo edhe mbi nivelin e detit. Në këto shkëmbinj, De Vit dhe Furnes gjetën argjilite me gjurmë të imëta vija-vija të imëta me guralecë të rastit të ngulitur brenda tyre. Këto shkëmbinj janë të ngjashëm me sekuencat që formohen nën ujërat oqeanike ende të mbuluara nga akulli, thonë ata – me guralecët të mëdha që i ngjajnë fragmenteve shkëmbore që bien nga fundi i ajsbergëve.

Dyshuesit e kësaj teorie

Por jo të gjithë janë të bindur nga provat e reja. Pol Naut në Universiteti Shtetëror i Arizonës në SHBA, i cili mbron teorinë e oqeaneve të ngrohtë në lashtësi, thotë se eksperimentet e fundit tregojnë se gipsi mund të rritet në fakt edhe në një ujë që ka një temperaturë 80 gradë Celsius.

De Vit llogarit që gipsi vetëm sa do të zmadhohet në temperatura të tilla të ngrohta dhe në mjedise shumë të cekëta oqeanike ku uji është duke avulluar.

“Dallimi është se ne mund të tregojmë këto kristale gipsi të rriten në thellësinë e ujë oqeanit, 2 deri në 4 kilometra”- shton ai. Ndërkohë Don Loui nga Universiteti i Stenfordit në Kaliforni, thotë se studime të gjera të ekipit të tij në këtë zonë, nuk kanë gjetur asnjë provë të ekzistencës së akullnajave, por ai nuk e hedh plotësisht poshtë idenë se akulli mund të ketë qenë i pranishëm. “Ne duhet të rishqyrtojmë patjetër shkëmbinjtë për të vlerësuar hipotezat e paraqitura në këtë dokument’- shprehet ai.

Jeta një pjellë e të ftohtit?

Nëse ka pasur një epokë akullnajore këtë kohë, kjo mund të ketë implikime për origjinën e jetës. Kjo për shkak se disa hulumtime tregojnë jeta mundet realisht të ketë lindur në ujin e ngrirë. “Përbërësit kryesorë organike, që mendohet të jenë te rëndësishëm në origjinën e jetës, janë më të qëndrueshëm në temperatura të ulëta”-thotë Xhefri Bada nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego.

Ai shton se molekulat organike, të cilat konsiderohen çelësi për origjinën e jetës – të cilat mund të ketë qenë të pranishme në sasi të vogla në ujin e oqeaneve fillestare – mund të jenë më të përqëndruara në akull. Xhejms Etuoter  dhe Filip Holinger nga Laboratori i Biologjisë Molekulare në Kembrixh të Britanisë së Madhe, kanë hulumtuar edhe mbi mundësinë që akulli të ishte i rëndësishëm në fillim të historisë së jetës.

Një ide për origjinën e jetës, sugjeron se shumëzuesit e parë nga të cilat evuluoi jeta ishin molekulat e ARN (acidit ribonukleik), në atë që quhet bota a ARN. “Studimet nga laboratorin tonë por dhe të tjerët, kanë dëshmuar se si një mjedis i akullt mund të krijojë kushte për lindjen e një bote ARN”- thotë Holiger.

Akulli rrit sintezën e disa molekulave të rëndësishme, dhe kjo ngadalëson ndarjen e molekulave të brishta pasi ato formohen. Nga ana tjetër, jeta mund të jetë formuar në kushte të nxehta, rreth shfrimeve hidrotermale brenda ujërave të ftohta. Nuk ka asnjë mënyrë të dukshme për të vertetuar, se cilat nga dy idetë konkurruese është e saktë. Por së paku studimi i ri, sugjeron se disa prej shkëmbinjve më të lashtë të botës, kanë ende sekrete për t’u zbuluar.

Në shqip nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button