Teknologji

Ja Windows 10: Gratis për një vit

Windows10

Nga “Cortana”, tek shfletuesi i ri: ja të gjithë të rejat Microsoft

Kthim tek “pa pagesë” për Microsoftin që ka prezantuar Windowsin e ri 10. Do të jetë falas vitin e parë për të gjithë paisjet që do të instalojnë dy versionet paraardhëse, që janë Windows 8.1 e Windows Phone 8.1, por edhe për pajisjet me Windows 7.
“Një platformë unike midis shumë paisjeve, me një dyqan unik”, ka thënë Terry Myerson, shefi i repartit Windows i Remond-it. Sistemi i ri operativ, në fakt, do të jetë i njëjtë për kompjuterin, për tabletën, smartphone-n e deri tek XBOX e do të lejojë që mbi të gjitha paisjet të përdoret Cortana, asistenti zanor me të cilin Mikrosofti përgjigjet tani ndaj Siri dhe Google, në gjendje të mund të caktojë një takim në kalendar duke ndjekur udhëzimet zanore, të dërgojë një mail, të rikerkoje parashikimet e motit dhe edhe të vizualizojë informacione e të përzgjedhi përmbajtje te pranishme në kompjuter.
Me Windows 10 arrin edhe shfletuesi i ri që do të dërgojë në pension Explorerin. Për tani quhet akoma me emrin e tij të koduar “Projekti Spartan” e duhet të arrijë “pak më pas” lëshimit të sistemit operativ (i parashikuar në javët e ardhshme), së pari për kompjuterin e më pas për celularin. Më shumë sesa një pamje e re e një teknologji vizualizimi e faqeve e cila merr parasysh evolucionin e rrjetit, mishëron funksione të reja të ndarjes me të tjerët, si mundësia e “shënimit” drejtpërsëdrejti e faqeve të rrjetit e t’i ndash në rrjet me kolegët e miqtë.
Janë prezantuar edhe Hololens (një shikues për t’u veshur që “projekton” holograme në ambientin rrethues e për të cilin zhvilluesit kanë filluar tashmë ta realizojnë me përmbajtje 3D) dhe HUB (qendër) sipërfaqësore (një ekran me prekje prej 84 inç me rezolucion 4K e funksione të një tableti).

Leave a Reply

Back to top button