Bota

“Jam duke planifikuar një akt të tmerrshëm, që do të mbahet mend përgjithmonë”

Screen Shot 2015-03-28 at 11.15.43Piloti i masakrës në Alpet franceze, Andreas Lubitz i tha ish- të dashurës se po planifikonte një akt rrëqethës, aq sa emri i tij do të mbahej mend përgjithmonë.

Sipas “Daily Mail”, kjo ishte ajo që Lubitz kishte pohuar ish- tw dashurës para tragjedisë.

Lubitz ishte një njeri i vuajtur, i çrregullt, i cili ishte një mjeshtër i fshehur i mendimeve të tij më të errëta dhe do të zgjohej nga ëndrra të këqija, të frikshme duke pohuar: “jemi duke shkuar poshtë”.

Kjo është ajo që ka rrëfyer ish-partnerja e tij.

Sipas tw dhënave nga policia e Dusseldorfit, publikuar në gazetën gjermane “Bild”, ajo ka treguar gjithashtu se si Lubitz qëllimisht i kish thënë asaj vitin e fundit:

“Një ditë unë do të bëj diçka që do të ndryshojë të gjithë sistemin, dhe pastaj, të gjithë do të më njohin mua dhe do ta mbajmë mend atë”.

Kur ajo dëgjoi për rrëzimin e avionit “Germanwings” Fluturimi 4U9525 të martën, ish- e dashura e pilotit vrasës risolli ndër mend profecinë që i pat bërë të ditur Lubitz.

“Kurrë nuk e dija se çfarë donte të thoshte, por tani e gjithë kjo që ka ndodhur e ka një kuptim,” tha ajo.

Problemet e tij personale dhe sjellja e çrregullt ishte aq e rëndë se ajo ishte e frikësuar ndaj dhe vendosi ta lërë.

Ajo shtoi:

“Kur dëgjova për aksidentin, ka qenë vetëm një shirit i regjistruar në kokën time, nga ajo që ai më pati thënë: “Një ditë unë do të bëjë diçka që do të ndryshojë sistemin dhe pastaj të gjithë nuk do të më harrojnë mua”. Nuk e kuptoja se çfarë donte të thoshte në atë kohë, por tani çdo gjë është e qartë.

Çifti kishte qenë së bashku për shtatë vjet dhe jetuan në një banesë në periferi të Dusseldorf.

Një raport pohon se ata ishin të angazhuar dhe kishin planifikuar martesën vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

Back to top button