Julia Roberts luan me letra me mbesën e saj dhe e poston foton në rrjetet sociale. Shumë komentues i kanë shkruar: “Sa keq po plakesh… Dukesh si burrë… Dukesh shëmtuar…”. Ndërkohë, Julia iu përgjigj njëkomenti me fjalët: “Jam një femër 54 vjeçare që e di se kush është, ama që edhe lëndohet nga komente negative”.
Është natyrale. Nuk ka përdorur filtra dhe fotoshop, as kirurgji plastike, as i ka rregulluar flokët, as i ka hequr syzet, as ka vendosur makiazh apo të jetë veshur në mënyrë të ekzagjeruar. Nuk ka kaluar nga njëparukiere përpara se të dilte në foto. E ka pranuar moshën e saj, por mbi të gjitha, ka pranuar se mund tëlëndohet si kushdo tjetër nga fjalët e të tjerëve.
Julia Roberts është një nga ikonat e kinematografisë, e pëlqyer nga shumë persona që kanë parë filmat e saj. Është një nga ato persona publikë që kanë vendosur të mos ndërhyjnë tek vetja, por ta pranojnëprocesin e plakjes me qetësi dhe pse jo, edhe ta ndajnë këtë fazë të jetës me të tjerët. Në ndryshim nga shumë persona publikë që kalojnë fillimisht nga parukeria përpara se të bëjnë foto, dhe përdorin filtra tëndryshëm për t’i rregulluar ato, Julia Roberts e pranon moshën e saj publikisht.
Ama sikurse çdo person tjetër, edhe ajo lëndohet nga fjalët e të tjerëve, sidomos kur as u ka bërë atyre diçka për të folur keq. Mirëpo njerëzit pëlqejnë të flasin në ditët e sotme, pa i menduar pasojat e fjalëve tëtyre. Njerëzit komentojnë pa e kuptuar se personi tjetër lëndohet, njësoj sikurse do të lëndoheshin ata, nëse dikush do i ofendonte. Ndaj, përpara se të komentoni negativisht për dikë që nuk ju ka bërë asgjë, mendoni pak se si do të ndiheshit ju në të njëjtën situatë. Vendoseni veten në vendin e personit tjetër dhe pastaj mund ta komentoni atë.