“Unë jam ai që të pret çdo ditë tek dera e shtëpisë. Arrij ta dalloj zhurmën e makinës tënde ndër mijëra makina të tjera. Hapat e tu kanë një zhurmë magjike, si një muzikë për veshët e mi. Zëri yt është njëtingull lumturie për mua, edhe pse ndonjëherë në atë zë arrij ta ndiej që je i mërzitur. Kur të shoh tëlumtur, lumturohem edhe unë.
Nuk arrij ta dalloj aromën e mirë nga aroma e keqe, por di që parfumi yt është më i miri. Disa njerëz mëpëlqejnë dhe disa jo, kurse prania jote është ajo që më lumturon pamasë. Zgjimi yt është një zgjim edhe për mua. Kur të shoh duke fjetur, më dukesh si Zot. Shikimi yt është si një rreze dielli për mua, edhe nëditët me shi. Duart e tua mbi trupin tim kanë lehtësinë e paqes. Kur ti largohesh nga shtëpia, gjithçka që lëpas, është vetmia.
Dhe unë të pres gjithmonë… Pres të dëgjoj zhurmën e makinës tënde, të hapave të tu, të zërit tënd, të tëqeshurave të tua. Pres të ndiej aromën tënde, të shoh sytë e tu, të ndiej duart e tua. Në këtë mënyrë, e di se do të lumturohem. Jam unë ai që të pret dhe do të presë gjithmonë. Jam qeni yt!”. – Nga interneti, autor anonim.
Qentë janë realisht miqtë më besnikë që mund të kemi. Arrijnë t’i ndiejnë emocionet tona dhe na gjenden pranë në çdo moment të jetës sonë. “Rrëfimi” i mësipërm është si një këmbanë për të gjithë ata që kanënjë qen në shtëpi, apo një kafshë tjetër shtëpiake. Nuk ka dashuri më të sinqertë se ajo e kafshëve shtëpiake, ndaj duhet të përkujdesemi maksimalisht për to.