Shkence

Janë zbuluar struktura misterioze brenda baktereve

Në sipërfaqe, bakteret mund të duken jo interesantë. Por ka më shumë gjëra që ndodhin brenda sesa sheh syri, sipas studimeve të reja.

Për shumë vite, shkencëtarët mendonin se bakteret nuk kishin struktura të brendshme dhe ishin në thelb “çanta të enzimave”, thotë biologu strukturor dhe qelizor Martin Uarren i Universitetit të Kentit në Angli.

Tani, një grup studiuesish ka përshkruar një koleksion të pasur të strukturave misterioze dhe dhomëzave, brenda baktereve. Askush nuk e di funksionin e këtyre konstrukteve, raportojnë studiuesit në Gazetën e Bakteriologjisë, por ato duhet të jenë të rëndësishme për bakteret, që të shpenzojnë aq shumë energji për t’i ndërtuar ato.

Një ekip i ndryshëm shkencëtarësh paraqet vështrimin e parë atomik në një mikrodhomëz të plotë bakteriale në revistën Science. Mikrodhomëzat janë guaska proteinash që bakteret përdorin për të mbajtur disa reagime kimike, të ndara nga pjesa tjetër e qelizës. Njohuria se si krijohet mikrodhomëza mund të ketë aplikime të rëndësishme në bioteknologji dhe mjekësi, thonë studiuesit. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button