Bota

Janullatos president i Greqisë?

janullatosA mund të jetë Kryepeshkopi Janullatos presidenti i ardhshëm i Greqisë? Po ti besojmë gazetës greke “To Vima”, në versionin e saj online kryeministri i ri i Greqisë, Aleksis Tsipras i ka kërkuar të kandidojë për kreun e shtetit pikërisht kryepeshkopit çerekshekullor të Shqipërisë.
“Burime shumë të sigurta na kanë raportuar se drejtues të lartë të SYRIZA, që kanë kontakte me Lidhjen e Manastireve të Malit të Shenjtë, kanë ditë që po përpiqen që të joshin Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastasio që të pranojë ofertën e kryeministrit Alexi Tsipra për të qenë kandidat për President të Republikës”, shkruan e përditshmja “To Vima”.
Po a ka gjasë një gjë e tillë? A mund të ndodhë që një laik i vendosur si Tsipras, i cili edhe betimin si kryeministër nuk pranoi ta bëjë përballë klerikut ortodoks, të dojë të të vendosë një të tillë në krye të shtetit? Vështirë të besohet. Megjithëatë lajmi i mbrëmshëm i To Vimas, është rimare sot në bllok, pothuajse nga i gjithë shtypi shqiptar. Nuk dihet nëse kjo është bërë në emër të dashurisë për kryepeshkopin Anastas, apo po shikohet si një mënyrë për ta “përzënë” atë me ngritje nga Shqipëria./Lapsi.al/

Leave a Reply

Back to top button