Bota

Jashtë Europës! 50% e britanikëve thonë po

Screen Shot 2015-12-15 at 17.29.02

Gjysma e popullsisë së Britanisë së Madhe është në favor të daljes nga Europa. Sondazhet më të funditflasin për një vend të ndarë më dyshi, në pritje të referendumit mbi qëndrimin apo jo në Bashkimin Europian, një referendum që ishte premtuar prej kryeministrit, David Cameron.

Sipas një sondazhi të botuar në të përditshmen The Guardian, nëse përjashtohen të pavendosurit, atëherë ata që janë në favor të Brexit janë 50%. Më hollësisht, 41% janë prop, 42% janë kundër dhe pjesa tjetër nuk e di. Por nëse Cameron nuk do të fitonte betejën e tij për të kufizuar lirinë e lëvizjes dhe imigrimit, përqindja e atyre që duan të largohen nga Europa do të rritej në 45.

Sondazhi i realizuar nga Survation, ndërkohë, flet për 42% në favor të daljes dhe 40% kundër daljes, domethënë të vendosur për të qëndruar në Europë.

Të gjitha janë shifra që shndërrohen në armë të rëndësishme në duart e Kryeministrit britanik, Cameron, i cili gjatë samiteve të ardhshme europiane do të duhet që të bindë udhëheqësit e tjerë, që të pranojnë propozimet e tij për ndryshimin, dhe ta bëjnë sa më shpejt./Bota.al

Screen Shot 2015-12-15 at 17.27.23

Leave a Reply

Back to top button