Analiza

Jashtëzakonshmëria e SHBA-së dhe “amerikanizimi” i Evropës

 

Të njëjtat tensione racore, fetare dhe etnike që prej kohësh e kanë ndarë Amerikën, tashmë janë duke zbehur lidhjet e solidaritetit në vendet e Evropës Veriore

Screen Shot 2016-05-14 at 07.38.24

Nga Harold Majerson

Jashtëzakonshmërisë amerikane mund t’i vijë fundinë mënyrën më të keqe të mundshme – me partitë evropiane të qendrës së majtë që po shemben para atyre të një djathte të rilindur nacionaliste; me ndarjet racore, feare që shkatërruar besimit dhe angazhimin e këtyre vendeve ndaj perspektivës solidaristike të së majtës.

Tek e fundit shpërbërja e jashtëzakonshmërisë amerikane, nuk ka nevojë të na bëjë të ngjashëm me shumicën e demokracive të tjera industriale, të vendosura kryesisht në Evropë. Në fakt, ajo që po ndodh është se Evropa po bëhet më shumë si ne. Për të kuptuar marrëdhëniet ndërmjet rritjes të së djathtës ekstreme në Evropë dhe jashtëzakonshmërisë së mpakur amerikane, ne duhet të kujtojmë se çfarë është saktësisht jashtëzakonshmëria jonë kombëtare.

Ky term u shfaq për herë të parë në një debat në kuadër të lëvizjes komuniste në fund të ’20 të shekullit të kaluar, me disa që argumentonin se konflikti klasor në Shtetet e Bashkuara ishte i ndryshëm në disa aspekte të rëndësishme, në krahasim me pjesën tjetër të botës së industrializuar. Me kalimin e kohës, termi filloi të përdorej për t’iu referuar faktit se SHBA-ja, ndryshe nga çdo demokraci tjetër e industrializuar, kishte dështuar të krijonte një parti socialiste apo socialdemokrate apo ndonjë lëvizje të çfarëdolloj madhësie apo pasoje.

Historianët kanë paraqitur një sërë arsyesh për këtë anomali, por më e besueshme …

[real3dflipbook id=”1120″]

Leave a Reply

Back to top button