Analiza

Jazidët – “adhuruesit e Shejtanit”

jazidetSekti minoritar me përbërje kurde i jazidëve konsiderohet nga ana e botës islamike si heretik, duke qenë se i përket një tradite që i paraprin të tyres, e megjithatë kishte jetuar gjithmonë si pjesë integrale e komunitetit mysliman. Tani kanë rënë nën persekutimin e ISIS-it, një degjenerim që ndoshta vjen për shkak të traditës islamike që e konsideron këtë pakicë si “adhurues të djallit”, i paraqitur prej ëngjëllit pallua, dhe pjesërisht i krahasueshëm me Luciferin tek të krishterët, që ata “e afrojnë” duke thirrur “Shejtan, Shejtan”.
Personi që kryen ritin brenda një rrethi është në gjendje t’i japë frymë personave dhe objekteve në kuptimin “diabolik”, dhe ngahera meshkujt e këtij sekti kanë qenë luftëtarë të zotë, në gjendje edhe të maskohen në brendësi të komuniteteve lokalë.
Jazidët kanë qenë pjesë e truprojave të Sadamit dhe, edhe sot e kësaj dite, kanë vendbanime në zona arkeologjike që përfaqësojnë skeletin e të ashtuquajturave Shtatë Kullat e Djallit, njësi që i mbikëqyr në mbrojtje të vendeve të shenjtë të Islamit. Përgjatë kufijve të botës arabe, kulla e parë ndodhet në Sudan, më pas në Egjipt, në Liban dhe në Siri, në Irak, në Ukrainë dhe në fund në jug të Uraleve. Jazidët janë pra një sekt që ka disa fuqi të vecanta. Gjatë shekullit XX, numri i tyre ka rënë nga 160 mijë, në 60 mijë. Janë të krahasueshëm me druzët dhe alavitët, por janë edhe nomadë dhe aftësitë e tyre antropologjikisht imituese i bëjnë të shihen pak si hebrenjtë në botën islamike, pasi nuk janë lehtësisht të identifikueshëm as somantikisht, as edhe si gjuhë, as edhe si tradita.
I ashtuquajturi kalifat hedh poshtë traditën islamike ekzistuese në kohën e kryqëzatave, apo më saktë rolin e jazidëve si mbrojtës të kufirit mes perëndimit dhe lindjes islamike. Mohimi i jazidëve do të thotë paaftësi në lojërat e holla nga ana e kalifatit dhe me shumë gjasë qëllimin për të mohuar mbrojtjen e vendeve të shenjtë të Islamit dhe agresion total ndaj Perëndimit.

Leave a Reply

Back to top button