Thenie

“Jemi të gjithë bij të një feje”. Çfarë kanë thënë mendjet e mëdha për besimin

Lutja është çelësi i mëngjesit dhe “shuli” i mbrëmjes.

Mahatma Gandhi

Fjala “Islam” do të thotë paqe. Fjala “mysliman” do të thotë “Ai që i dorëzohet Zotit”. Por shtypi dhe media na bëjnë të dukemi si njerëz që urrejnë.

Muhammad Ali

Ashtu si një qiri nuk digjet pa zjarr, edhe njeriu s’mund të jetojë pa një jetë spirituale.

Buddha

Shkenca pa fenë është e çalë, feja pa shkencën është e verbër.

Albert Einstein

Lutja nuk ndryshon Zotin, por ndryshon atë që lutet

Soren Kierkegaard

Kur bëj mirë, ndihem mirë.

Kur bëj keq, ndihem keq.

Kjo është feja ime.

Abraham Lincoln

Ju dua kur përkuleni në xhami, gjunjëzoheni në tempull, luteni në kishë. Sepse ju dhe ynë jemi bij të një feje, dhe ky është shpirti.

Khalin Gibran

Brenda kapakëve të Biblës, gjenden probleme me të cilët përballet i gjithë njerëzimi.

Ronald Reagan

Feja është psherëtima e krijesës së shtypur, zemra e botës pa zemër, dhe shpirti i gjendjes pa shpirt. Ajo është opiumi i popujve.

Karl Marks

Feja është ajo që i mban të varfërit, që të mos vrasin të pasurit.

Napoleon Bonaparte

Bibla tregon mënyrën si të shkosh në qiell, dhe jo mënyrën se si shkojnë qiejt.

Galileo Galilei

Islami mëson tolerancën, jo urrejtjen. Vëllazërinë, jo armiqësinë. Paqen, jo dhunën.

Pervez Musharraf

Lumenjtë, pellgjet, liqenet dhe rrëketë – të gjitha kanë emra të ndryshëm, por të gjitha kanë ujë. Ashtu si dhe të gjitha fetë – ato kanë të vërtetën.

Muhammad Ali

Unë nuk ndihem i detyruar të besoj se, po ai Zot që na ka dhënë shkencën, arsyen dhe intelektin, ka patur si qëllim që ne të heqim dorë nga përdorimi i tyre.

Galileo Galilei

Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe, Dielli, si dhënësi universal i jetës do të ishte Perëndia ime.

Napoleon Bonaparti

Feja shihet nga njerëzit e zakonshëm si e vërtetë, nga të mençurit si e gënjeshtërt dhe nga të pushtetshmit si e dobishme.

Seneca

Dhembshuria është fjala kyçe në Islam dhe Budizëm dhe Judaizëm dhe Kristianizëm. Ato janë thellësisht të ngjashme.

Karen Armstrong

Leave a Reply

Back to top button