Shkence

Jeta artificiale është shumë pranë

Duket që është krijuar në laborator, një bakter gjysëm-sintetik, i aftë të replikohet; do të jetë fillimi i jetës artificiale?

BraveNewWorld1Disa studiues amerikanë të Institutit të Kërkimit Scripps të Jolla’s kanë krijuar organizmin e parë me ADN “të zgjeruar”. Ky tip organizmi i krijuar në Laborator, duket se mund të jap fillesë vetë jetës. Po të jetë kështu, mund të flasim me siguri për jetë të vërtetë e tamam artificiale. Ajo që kërkuesit amerikanë kanë përpunuar nuk është gjë tjetër veçse, një bakter gjenetikisht i modifikuar me një palë “shkronja” (bazash të azotuara) të shtuara në laborator, që nuk gjenden në natyrë. Bakteri është i aftë të replikohet e t’a transmetojë kodin e tij të ri pasardhësve. Duke bërë këtë organizmi është në gjëndje të gjenerojë jetën. Jeta në të gjithë diversitetin e vet është e kodifikuar vetëm nga dy kopje të bazave të azotuara të ADNsë: adenine-timina (AT) e citozina-guanina (CG). Ajo që kanë bërë shkencëtarët ka qënë të realizohej një organizëm që përmban dy kopjet natyrale, më shumë një çift i tretë bazash jonatyrale. I gjithë ky studim ka sjellë në konkluzionin që është e mundur të krijohet jeta artificiale. Këto rezultate befasuese mund të kenë aplikacione të pafundme: nga farmaceutikët tek tipe të reja të nanoteknologjisë. Një punë që është pak të thuhet revolucionare: është demonstrimi që jeta mund të jetë ndryshe nga kjo që ka qënë që nga fillimi i kohërave.
Kush e di nëse vërtetë në një të ardhme shumë të shpejtë bota mund të shohë qenie njerëzore bashkëekzistuese e replikuese në të njëjtin ekosistem. Nuk mbetet veç të shihen progreset e panumërta që shkenca do të jetë në gjendje të bëjë në të ardhmen e nëse me të vërtetë do të arrijë ndonjëherë në riprodhimin e jetës; atëherë mund të flitet realisht për jetë artificiale.

Leave a Reply

Back to top button