Personazhe

Jeta brilante dhe e trishtë e “dandy”-t të modës, që para 200 vitesh na mësoi të vishemi burrat e sotëm

Nëse sot një burrë zgjohet, lahet, rruhet, parfumoset, vishet me një kostum, xhaketë dhe pantallona dhe përfundon punën me një kravatë të lidhur mirë, pa e ditur nderon një burrë tjetër që ka jetuar në Angli në shekujt XVI-XVII. George Bryan Brummell, me nofkën Beau (i bukuri); ishte mik i fisnikëve, ushtarak dhe sportist, por këto ishin hobi të tij. Profesioni i tij ishte të ishe një “dandy”, i veshurit më mirë. Lindi në 7 korrik të 1778, ishje djali i vogël i William Brummell me profesion politikan nga një shtresë e mesme dhe i ati bëri përpjekje për ta shndrruar në një kavalier, diçka e vështirë në ato kohë, nëse nuk kishe një titull fisnikërie. Në kolegjin e Etonit theu disa rregulla që dukeshin të pathyeshme; çorapet e shkurtra dhe të bardha, të detyrueshme për sallat e këtij instituti të themeluar që nga 1440 nga mbreti Henri VI, përveç frakut dhe kravatës së bardhë i shtoi këtij kostumi një togëz të artë, një veprim i guximshëm që nën një tjetër mbretërim do t’i kushtonte mbylljen në Kullën e Londrës dhe më pas prerjen e kokës, por pas një fjalimi të zjarrtë dhe bindës u pranua pa debate. Në moshën 18 vjeçare hyri në Oksford.  U tremb nga çorapet e pista dhe prej pambuku të uniformës universitare dhe ia arriti ta përmirësonte. Braktis universitetin dhe regjistrohet në regjimentin e dhjetë të kalorësve, por jo si një shpatar i zoti ose hëdhës heshte, por si një rënës i bririt, rangu më i ulët, më pas u ngjit në toger. I vdes i ati dhe trashëgon një pasuri prej 22 mijë stërlinash, 1/3 e të gjithë pasurisë së William-it. Një pasuri, por jo për shpenzimet e tij marramendëse për veshje dhe kozmetikë për të synuar titullin e kavalierit, për të cilin interesohej.

Kavalier i parë pa grada, vila dhe toka. Më pas kaloi në kapiten pa asnjë meritë ushtarake. E përkëdhelnin. Një ditë regjmenti i tij mori urdhër të marshonte nga Londra në Mançester, por bukuroshi Brummell refuzoi: “Mos u mbështesni tek unë!” I neveritur nga moda mashkullore e asaj kohe nga butonat e shumtë, ornamentet, palosjet dhe perlat ngarkoi rrobaqepësin e vet për një antitezë të asaj që ishte e modës: pallto të thjesha dhe të errëta, pantallona të gjata në vend të çorapeve të gjata deri tek gjuri, këmisha lino, shami dhe kravatë e lidhur me art. Pantallonat nuk u pranuan. Janë qesharake, duken si oxhaqe ishte kritika më e mirë. Brummell mori me qera një shtëpi në rrugën “Chesterfield” në lagjen e Mayfair, më të mirën në Londër. Hoqi dorë nga disa zakone si loja me letra, por nuk pranoi të reduktonte shpenzimet për veshje. Sipas tij një garderobë e tolerueshme nuk duhet të binte poshtë 800 stërlinash. Në sallone shkëlqente, përveç gjuhës, me hijeshi dhe me fuqinë e joshjes. Rrëfente se për t’u veshur nga koka tek këmbët i duhej 5 orë. U mësoi zotërinjve një mënyrë për të lustruar çizmet: “Nuk ka më të mirë se shampanja”. Përsa i përket kujdesit, tjetër zakon që futi mes zotërinjve ishte parfumi më shumë se uji dhe sapuni. Nuk ishte e thjeshtë ta imitoje, lahej çdo mëngjes në një vaskë me qumësht lope. Ngadalë të gjithë personazhet e shtresës së lartë e konsultonin si një guru për modën, sidomos për copën, prerjet, kombinimet e ngjyrave, çorapet, kapelet. Ishte një pioner në zakone të tjera të panjohura dhe asnjëherë të praktikuara; larjen e përditshme të dhëmbëve, rruajtjen e kujdesshme, heqjen e qimeve nga hunda dhe nga veshët. Sportet nuk e joshnin, sepse e urrente djersën, por në 1807 shkëlqeu si lojtar kriketi. Binte në kontrast me rrobat avangardë  dhe anekdotat u treguan me një gjuhë të rafinuar, ashtu si një imam tërhiqte edhe damat e kohës.

Karakteri dhe popullariteti që kishte e lejonin të ishte fyes. Miku i tij, princi i Wellsit dhe mbreti i ardhshëm u turpërua kur Brummell i tha me përçmim: “Nuk më pëlqen xhaketa me jakë..” apo kur turpëroi dukeshën e Rutlandit në mes të kërcimit: “Veshja juaj është një ofezë me shije të mirë.” Më në fund princi u bë mbreti Xhorxhi IV. I padobishëm dhe egocentrik shtronte bankete deri në 100 pjata. Brummell e urrente; obez, don zhuan, i veshur me saten rozë ose të kaltër dhe në kokë kapele shumëngjyrëshe. Brummell u përpoq ta moderonte dhe diçka ia arriti. Mbreti i caktoi një pagë të lartë, më të lartën në botën sociale të Londrës, por i paqëndrueshëm, megaloman e humbi durimin kundrejt këshillave të mikut të tij elegant, diskutuan fort dhe u ndanë. Njeriu i modës humbi përkrahjen mbretërore. Në moshën 38 vjeçare u mbyll në shtëpi i përndjekur nga rrobaqepësit, këpucarët, magazinierët, të cilëve u detyrohej mijëra stërlina. Burgu për borxhe do të ishte hapi i rradhës, por ai e shmangu, u arratis. Në 1816 u nis natën dhe shkoi në Calais, Francë. At jetoi 10 vjet pa pasaportë duke u përpjekur të vishej të paktën me dinjitet. Miku i tij, lordi Alvanley, e emëroi konsull të Caen-it në Francë me një pagë të mjaftueshme për të mbijetuar, por në Calais ishte zhytur në borxhe, nuk kishte qenë kurrë i zoti për të hequr dorë nga rrobat e tij të kushtueshme. Kreditorët e futën në burg. E nxorën që prej atyre mjediseve gri me ndihmën e miqve të tij anglezë dhe i futën në çantë disa stërlina. U strehua në një pension. U rrethua nga ajo që urrente më shumë; braktisja. Nuk u la më, nuk u rrojt, as për t’u veshur. Natën, në mënyrë obsesive, kujtonte kohët e mira duke folur vetëm, sifilizi filloi të bënte punën e tij. Vdiq i çmendur në një azil publik në Bon Saveur, Caen në 30 mars 1840. Ishte 61 vjeç. Prehet në varrezat protestante të këtij qyteti. Megjithatë stili brumelian nuk u shua. Janë shkruar libra, statuja nga viti 2002, gjenden në rrugën “Jermyn” të Londrës karikatura, filma, pjesë teatri, kuadro, makina Oldsmobile e 1931e lyer me ngjyrën e Beau Brummel Brown, ora LeCoultre e 1948 mban emrin e tij, një operetë, një poemë e T.S. Eliot deri edhe tek bandat e rrokut që mbajnë emrin e tij. Ne burrat që kemi përshkruar gjysmën e shek XX dhe ata që shkojnë drejt XXI vishemi ashtu si na ka mësuar ai. Bukuroshi  Brummell na mësoi se historia nuk shkruhet vetëm nga poetët ose luftëtarët, por edhe nga njeriu që jepte mësime abc-je të shijes së mirë dhe të elegancës. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button