Horizonti.alYour Life

Jeta? Eshtë një garë orientimi. Disiplina që të ndihmon të gjesh zgjidhje

Me kalimin e viteve ne tentojmë të bëhemi më dembelë dhe të heqim dorë, por kini kujdes … “Të zgjidhni ato gjëra që tashmë i dini është përshpejtim i procesit të plakjes”, shpjegon Maria Beatrice Toro, një psikoterapeute. “Për të qëndruar të rinj, është e rëndësishme të jeni aktivë dhe të ndryshoni sjelljen e zakonshme duke u mbështetur në burimet tuaja. Është e vlefshme për trupin, por edhe për trurin që, nëse nuk sfidohet, tenton të bëhet dembel”.

ÇFARE ESHTE

Një ide kundër rehatisë që shkakton dembelizëm është “orienteering”. Eshtë një praktikë sportive me origjinë skandinave: nisesh në grup por secili garon vetëm, duke ndjekur një shteg të paracaktuar, shpesh brenda një pylli, me ndihmën ekskluzive të një busulle apo një harte që përmban detaje të vendit ku ecet.

PSE NDIHMON

Nuk bëhet fjalë për të praktikuar sportin në vetvete, por kërkohet sugjestioni mendor prej parimeve të tij, thotë psikoterapeutja. “Orienteering është aftësia për të menaxhuar situatat e panjohura, përmes përdorimit të trurit dhe trupit. Për këtë arsye është disiplinë që ndihmon shfaqjen e potencialit tuaj”.

Efekti? Sjell më shumë dinamizëm në jetë, me avantazhin që të bën të ndihesh gjithnjë në lëvizje, në evoluim të vazhdueshëm pavarësisht viteve. Nëse jeni në gjendje të eksploroni horizonte të reja, mund të dalin në dritë aspekte tuajat që nuk dihen: për shembull, mund të bëheni të vetëdijshëm se jeni në gjendje të bëni gjëra që deri më sot i quanit të pamendueshme.

TRE KESHILLA QE TE DINI TE ORIENTOHENI

  1. Ecni me intuitë

Përballë një zgjedhjeje, braktisni zgjidhjet e parashikuara. “Që të jeni sa më vitalë, duhet që të rishpikni herë pas here sepse situatat nuk janë njësoj”, thotë psikoterapeutja. “Për të mos lejuar që të mbizotërojnë skemat mendore mbizotëruese, besojini intuitës dhe në 5 sekonda kaloni nga mendimi në veprim, në avantazh të një zgjidhjeje të menjëhershme”.

  1. Bëj vazhdimisht prova

Nëse duam të jemi të rinj, duhet që të bëjmë seanca trajnimi të përbëra nga teste dhe prova. “Ashtu siç ndodh në orienteering kur gabon rrugë, edhe në jetë ju nuk mund të rrëzoheni në pengesën e parë, nuk mund ta bindni veten se nuk jeni më në gjendje ta bëni këtë, apo atë gjë, vetëm për shkak se jeni i vjetër apo sepse kurrë nuk e keni provuar. Nuk ka afate kohore për të eksperimentuar me veten”.

  1. Jepi vlerë gjithçkaje

Pikasja e sinjaleve që ju ndihmojnë të orientoheni është një aftësi themelore për të mos u lodhur kurrë së rrokuri shanset dhe mbeturit gjithmonë të hapur për përvoja të reja. Prandaj kërkoni gjithmonë domethënien e asaj që ju ndodh. Nëse për shembull bëni vazhdimisht diçka që nuk ju del si doni, shkoni përtej. Ashtu sikurse duhet t’u jepni vlerë takimeve që bëni: mund të hapin horizonte të reja. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button