- Përpiquni të bëni të paktën tre njerëz që të buzëqeshin, çdo ditë.
- Sigurohu që të marrësh pak kohë për veten tënde, për të menduar dhe ruajtur qetësinë. Uluni dhe rrini në heshtje për të paktën 10 minuta, përditë.
- Thjeshtë ji vetvetja. Se çfarë mendojnë të tjerët për ty, kjo me të vërtetë që nuk është puna jote. Nuk të bëhet vonë.
- Mos ki frikë të ëndërrosh gjëra të mëdha. Dhe ëndërro më shumë kur je zgjuar.
- Fokusohu tek vetja, por jo tek të tjerët. Mos e harxho energjinë tënde të çmuar me thashetheme.
- Ji i hapur dhe prano përgjigjet / mendimet e të tjerëve. Nuk është e thënë të fitosh çdo debat. Mund të biesh dakord për të mos qenë dakord.
- Kalo më shumë kohë me më të mëdhenjtë dhe më të vegjlit. Kalo kohë me njerëzit mbi moshën 70 vjeç dhe nën moshën 6 vjeç.
- Nuk është keq të jesh serioz për jetën, por sidoqoftë, relaksohu. Mos e merr veten shumë seriozisht. Askush tjetër nuk e bën.
- Fal. Gjithmonë fal. Jeta është shumë e shkurtër, për të harxhuar kohë duke urryer dikë. Kështu që, hiqi qafe këto ndjenja të sëmura.
- Kalo pak kohë duke bërë ushtrime. Bëj 30 minuta vrap përditë. /bota.al